Çfarë ka pranuar Shqipëria sipas Kocias?
Nëse u përmbahemi fjalëve të Kocias, Shqipëria ka pranuar të gjitha kërkesat e palës greke duke i shkëmbyer ato vetëm me mbështetjen e Greqisë për anëtarësim në BE! Kjo është haptazi një shitje e interesave tona kombëtare dhe në këtë shitje kontribuon dhe populli shqiptar i cili s'ka zhvilluar asnjë protestë serioze kundër kësaj marrëveshje! Dhe nëse e krahasojmë me qeverinë kriminale të PD-së, qeveria aktuale është edhe më kriminale: sepse pranon edhe kërkesa të tjera përvec detit. Ne e kemi parashikuar këtë rezultat këtu dy vjet dhe asnjë institucion me karakter kombëtar nuk e vuri ujin në zjarr!
SHJ
30/01/2018 - 14:08
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka zbardhur disa detaje nga bisedimet shqiptaro-greke.
Përsëritet e njëjta 'taktikë' nga raundi i dytë i bisedimeve të ministrave të jashtëm Shqipëri-Greqi
Kryediplomati grek, në intervistë dhënë në televizionin publik ERT, thotë se një pjesë e rëndësishme e bisedimeve ka qenë për ujërat territoriale, në vijim të debatit për kufirin detar mes dy vendeve tona.
Kotzias citohet të ketë thënë se “Shqipëria ka pranuar zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje detare nga brigjet greke”, maksimumi i lejuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, një zhvillim i cili i hap rrugë dhe shpalljes së Zonës Ekskluzive Ekonomike.
Sipas Skai.gr marrëveshja për kufirin detar vjen pasi Athina dhe Tirana kanë bërë hapa të mëdha për të normalizuar dhe përmirësuar marrëdhëniet e tyre dypalëshe me një seri hapash të vullnetit të mirë.
Kotzias shpreson për një pakt mes dy vendeve deri për Pashkë, kohë në të cilën mendohet se kryeministri grek, Aleksis Cipras, do të zhvillojë një vizitë në vendin tonë.
Kotzias vuri në dukje se Shqipëria do të kërkojë korrigjim të teksteve që përmbajnë manifestime irredentiste, proces që pritet të bëhet në fillimin e vitit të ardhshëm shkollor.
Kryediplomati grek ka theksuar se ka një propozim nga vetë kryeministri Edi Rama për tekstet me të cilat do mësojnë fëmijët e minoritetit grek.
Ministri i Jashtëm nuk ka bërë ndonjë përcaktim për gjuhën në të cilën do të shkruhen tekstet, shqip, apo greqisht.
Kotzias përshëndeti Shqipërinë edhe për dhënien e nënshtetësisë së kryepeshkopit Janullatos dhe zbatimin e marrëveshjes për varrezat greke.
Sa për çështjen çame, ai ka deklaruar se Greqia nuk e pranon.
“Nuk ka çështje çame, pavarësisht faktit se Tirana dëshiron ta vërë atë në tavolinë”, tha Kotzias./a.s/dita
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 198 reads



