...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Dhimbja e madhe e protestuesve në Tiranë dje: populli shqiptar “i gjallë – i vdekur”

SHJ

27/07/2017 - 08:53

Kjo është dhimbja që përcjellë videoja e mëposhte. Dhe kjo është një dhimbje e madhe për ne që protestojmë. Për ne që kërkojmë të drejta social-ekonomike. 

Që është mungesa e emancipimit kuptohet kur populli nuk vendos të parën drejtësinë social-ekonomike lidhur me administrimin e jetës së tij por humbet në rrjetën e të “vërtetave” që qarkullojnë rreth tij. Për shembull, në rastin përkatës, bashkia në vend të mbledhë detyrimet nga gjithë qytetarët e Tiranës dhe të investojë nga kursimet e tyre, detyron pakicën që paguan ujë të paguajë edhe për borxhin që do të marrë. Kjo është dy herë padrejtësi: një herë kur kryekrimineli i Bashkisë nuk mbajti premtimin se do të përmirësonte mbledhjet nga qytetarët dhe rrjedhimisht, në vend të kërkojë ndjesë për paaftësinë e tij dhe të bëjë dorëheqje, hidhet në kundër-sulm kundrejt pakicës që paguan ujin dhe një here tjetër, kur merr borxh  të cilin do ta paguajnë ata që paguajnë ujin aktualisht: pakica!   

   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA