...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Drejtori i “INBLM”: Rama si Berisha - biznes me pasurinë shtetërore me...serbët

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (EnCS) me bazë në Vienë është njohur me marrëveshjet jo-transparente dhe inkriminuese të tregut të energjisë elektrike. Korporata Energjetike Shqiptare KESH ka trajtuar në mënyrë të favorshme një kompani nga Serbia dhe një kompani nga Shqipëria partneri i biznesit të së cilës është familja Rama

Dita

29/01/2019 - 08:29

Intervista e plotë mund të lexohet këtu...

...Sigurisht, situata në Shqipëri është shqetësuese dhe aktivitetet dhe sjellja e Kryeministrit Rama po ngrenë shqetësime të mëdha. 

Ndryshimet në pozicionet ministeriale të kryera nga Rama pasqyrojnë pasigurinë e tij, megjithëse ai do të donte të jepte përshtypjen që është një kryeministër i vendosur i cili do të kënaqë qytetarët. Pavarësisht kësaj, veprimet e tij pasqyrojnë një krizë të thellë në qeverisje. Gjashtë muaj përpara se të miratojë vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE politika shqiptare po përjeton një krizë të rëndë, vendi ka shumë të ngjarë të shikojë protesta masive.

Ndërkohë që konsiderohej si djalë premtues kur erdhi në pushtet, Rama më vonë u bë simbol i strukturave inkriminuese. Perëndimi është informuar për arsyet se përse qendra më e madhe e biznesit të drogës në fshatin e Lazaratit u shtyp nga veprimi policor.

Supozohet gjithashtu se anëtarë të ngushtë të familjes së tij janë të lidhur me biznesin e energjisë, më saktë me tregtinë e energjisë me Serbinë. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (EnCS) me bazë në Vienë është njohur me marrëveshjet jo-transparente dhe inkriminuese të tregut të energjisë elektrike. Korporata Energjetike Shqiptare KESH ka trajtuar në mënyrë të favorshme një kompani nga Serbia dhe një kompani nga Shqipëria partneri i biznesit të së cilës është familja Rama.

EnCS ka dërguar një letër me informacion të detajuar tek SHSHK (Shoqata Shqiptare e Konsumatorit). KESH po vepron në mënyrë diskriminuese ndaj kompanive të tjera duke favorizuar një kompani serbe dhe një shqiptare ndërkohë që kërcënon me çështje gjyqësore kompanitë e tjera që ajo pretendon se po i minojnë reputacionin.

Aktivitetet e KESH në tregun e shumicës po ngrenë shqetësime të mëdha. Ajo është bërë një pus korrupsioni dhe tregtie të paligjshme në Shqipëri. EnCS ka theksuar që është e një rëndësie jetësore që autoritetet shqiptare të merren me ankesat e ngritura nga kompanitë e tjera për të siguruar funksionimin e duhur të tregut dhe për të rifituar besimin.

Efikasiteti i autoriteteve kombëtare të konkurrencës dhe subvencioneve shtetërore në sektorin e energjisë nuk është i kënaqshëm. Autoriteti rregullator i energjisë ERE nuk ka kryer detyrën e tij sipas Ligjit 43/2015 Për Sektorin e Energjisë. Duhej të kishte filluar procedurat hetimore ndaj KESH, në mënyrë që të përcaktojë përfundimisht, përmes kontratave, regjistrave, dhe çdo prove tjetër ku ERE ka akses, ekzistencën dhe shtrirjen e manipulimit të plotë nga KESH të tregut shqiptar të energjisë, me shumicë dhe pakicë.

Ka manipulim të tenderave dhe shfrytëzim të kontratave ekskluzive, ku të dyja ofrojnë mekanizma dhe mjete për transferimin e paligjshëm të vlerës nga KESH tek një kompani private nga Serbia dhe një tjetre nga Shqipëria.

ERE-s i është kërkuar të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të parandaluar që këto aktivitete të vazhdojnë duke dëmtuar rëndë tregun shqiptar dhe konsumatorët fundorë. Pavarësisht seriozitetit të manipulimeve të ekspozuara dhe flukseve financiare të paligjshme që rezultojnë, ERE vetëm i ka filluar procedurat si rezultat i presioneve, por nuk ka ndërmarrë veprime serioze për të hetuar apo trajtuar problemet përkatëse. Situata përkeqësohet më tej nga fakti që KESH ka hyrë në kontrata ekskluzive për vitet 2017 dhe 2018 me këtë kompani nga Serbia. KESH ka mundësuar që pjesëmarrës të privilegjuar të përshtasin ofertat e tyre finale përpara se të dorëzohen dhe të sigurojnë sasitë e disponueshme, duke qenë shumë të ndërgjegjshëm që këto oferta do të miratoheshin.

Për më tepër, KESH manipuloi çmimet përmes sinjaleve të pasakta, të rreme dhe mashtruese drejt tregut, duke ulur apo rritur në mënyrë të papritur dhe të pajustifikueshme sasitë e njoftuara paraprakisht, ndërkohë që tenderat ishin ende në proces apo gjatë dhënies së kontratës, dhe në të njëjtën kohë duke u dhënë pjesëmarrësve të privilegjuar njoftim paraprak mbi to.

ERE ende nuk ka miratuar ndonjë vendim në lidhje me ato procedura. Pyetja është se çfarë roli luan këtu Prokuroria shqiptare dhe përse nuk ka filluar procedurat ndaj personave përgjegjës, përfshirë anëtarë të familjes Rama? Përse EnCS nuk ka vendosur sanksione ndaj këtyre aktiviteteve?

Ne kemi përgatitur një hetim të detajuar për të gjithë këto probleme i cili do të botohet së shpejti.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA