...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Durrësi përparon lirinë e shërbimeve për bankat dhe korporatat botërore

VOA

26/08/2017 - 17:44

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit u mblodhën sot në qytetin e Durrësit në Shqipëri, në një takim jo zyrtar për të diskutuar rreth përshpetimit të procesit të integrimit, me një fokus të veçantë në zbatimin e Planit për Zonën ekonomike rajonale, për të cilën ata kishin rënë dakort që më parë gjatë Takimit të Nivelit të Lartë të Triestes, pjesë e procesit të Berlinit. Krerwt e qeverive vendosën sot që të hartojnë një udhërrëfyes të qartë për të vënë në jetë 115 pikat që përmban Plani i veprimit. Brenda muajit shtator secili nga vendet do të emërojë një koordinator të posaѯëm për ndjekjen nga afër të procesit.

“Këtu po diskutojmë se si të vëmë në zbatim angazhimet e marra, se të biesh dakort është një gjë dhe t’i zbatosh është tjeër gjë dhe kjo ka qenë pika e dobët jo vetëm në Ballkan”, u shpreh Komisioneri europian për Zgjerimin Johannes Hahn, i pranishëm në takim. Sipas tij Zona ekonomike rajonale është në radhë të parë e një rëndësie të veçantë për vetë vendet e Balkanit dhe qytetarët e tyre. “Në vitet e fundit eksportet drejt BE-së janë dyfishuar por tregtia mes vendeve të rajonit nuk është rritur, kjo tregon se ka shumë potencial që mund të shfrytëzohet”, tha ai.

“Jemi të inkurajuar nga fakti që në nivelin politik ka një dakortësi të plotë, një sinergji e plotë me Komisionin Europian. Po ashtu Banka Botërore është përfshirë me kërkesën tonë në mënyrë të plotë. Kjo do na shërbëj për një axhendë shumë më agresive, me një transformim rrënjësor të procedurave kufitare të monitorimit të korridorit të tregtisë, për të rritur maksimalisht përfitimet nga lëvizja e lirë e shërbimeve dhe për të fuqizuar ekonominë digjitale si një front të ri të rritjes ekonomike në rajon”, u shpreh nga ana e tij kryeministri shqiptar Edi Rama, në konferencën e përbashkët me komisionerin Hahn, në përfundim të takimit.

Si zoti Hahn dhe kryeministri shqiptar u shprehën dhe rreth procesit të integrimit të Shqipërisë dhe avancimin e tij. Vitin e kaluar Komisioni europian i rekomandoi vendeve anëtare hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë me kusht që të nis zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe veçanërisht procesi i rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve i cili pritet të nis plotësisht në muajin shtator. Por komisioneri Hahn tha sot se nuk mund të flasë ende për një datë për hapjen e bisedimeve. “Nuk dua të përdor datë sepse varet dhe nga zgjuarsia politike, që do të thotë të bësh hapin e duhur në momentin e duhur, që raporti që ne do të përgatisim, të pranohet nga vendet e anëtare. Prioritet merr cilësia dhe jo shpejtësia. Synimi është të kemi mbështetjen e të gjithë vendeve anëtare”, nënvizoi komisioneri Hahn, i cili vlerësoi ecurinë procesit të zgjedhjeve të 25 qershorit. “Jam i sigurt se do të shohim rezultate mbi të famshmin proces të rivlerësimit dhe shumë çështje të tjera”, tha ai ndërsa foli për “një progres të jashtëzakonshëm në luftën kundër kultivimit të kanabisit”.

Megjithatë Shqipëria është vënë së fundi sërish në qendër të shqetësimeve të disa vendeve europiane, veçanërisht Francës për rritjen e numrit të azilkërkuesve. “Nuk do të ishte realiste të besohej se një shqiptar do të merrte azil. Eshtë e kotë, sepse dëmtoni dhe vendin tuaj. Ne mirëpresim përpjekjet për të kufizuar numrin dhe për të frenuar këdo që mendon të marrë azil se kjo do të tregonte se vendi nuk është pjekur dhe kjo nuk është e vërtetë”, u shpreh komisioneri Hahn.

“Përpjekja për të kufizuar fluksin e azilkërkuesve po jep rezultate inkurajuese dhe përsa më takon, është e qartë se nuk ka shqiptarë azil kërkues por shqipëtar që kërkojnë një jetë më të mirë”, deklaroi nga ana e tij kryeministri Rama duke shtuar se “refuzoj të pranoj shënjestrimin e shqiptarëve qofshin ata zilkërkues qofshin ata që bëjnë krime si një arsye për të treguar më gisht Shqipërinë. Krimnelët janë kriminelë kudo e padallim, nuk kanë flamur e kombësi, ka thjesht raport me ligjin dhe në këtë aspekt, refuzoj çdo përpjekje politike e mediatike për arsye të brendshme për të treguar një të ashtuquajtur krim shqiptar apo ballkanik”, u shpreh zoti Rama.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA