...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Erdogani dyshon shtetësinë e Kosovës

Dita

27/09/2017 - 12:06

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vënë në dyshim shtetësinë e Kosovës, gjatë një fjalimi lidhur me referendumin kontrovers për pavarësinë e Kurdistanit.

Për të mbështetur argumentin e tij, se përveç përçarjeve dhe sanksioneve të shumta, referendumi nuk do të ndihmonte në kthimin e rajonit të kurdëve në Irak në një shtet, ai iu referua rastit të Kosovës.

“114 shtete e kanë njohur Kosovën, por fatkeqësisht nuk mundi të bëhej shtet. Ende ka shumë probleme. Çfarë mund të bëjë Iraku verior i vetëm me Izraelin?”, shprehet Erdogan.

Turqia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të saj.

Erdogan e bëri këtë deklaratë gjatë një fjalimi në ceremoninë e hapjes së vitit akademik 2017, e nuk ngurroi të ndalej te çështja e referendumit të administrates rajonale kurde në veri të Irakut.

Ai tha se rajoni ishte treguar këmbëngulës në zhvillimin e referendumit për pavarësinë, por sipas tij ai nuk ka asnjë vlerë ligjore nga pikëpamja e Kushtetutës aktuale të Irakut.

Erdogan u shpreh se nisma mbështetet vetëm nga Izraeli. Udhëheqësi kurd i Irakut, Masoud Barzani shpalli të martën fitoren në referendumin për pavarësinë dhe bëri thirrje për “dialog” me autoritetet irakiane, të cilët e kanë hedhur poshtë votimin si antikushtetues.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA