...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Është ‘varfëria’ shkak i mungesës së ‘bujarisë’ në shumicën e shqiptarëve?

Shumë argumentojnë se shqiptarët nuk janë bujarë sepse janë të varfër! Domethënë, pasuroji shqiptarët dhe do të shikoshë!

SHJ

25/11/2017 - 12:17

Duhet thënë se përqindja jonë është më e lartë se përqindjet në vendet fqinje, Itali, Serbi dhe Greqi. Por kjo nuk duhet të na kënaqë: sepse ne vazhdojmë të jemi thuajse nga fundi në nivel botëror. Së dyti, shumë argumentojnë se shqiptarët nuk janë bujarë sepse janë të varfër! Domethënë, pasuroji shqiptarët dhe do të shikosh! Këto qendrime nisen kryesisht nga mendësia që krijojnë “ekspertët” e sistemit. Për shembull, në vrojtimin përkatës, që kryhet çdo vit, kriteri ekonomik merret në konsideratë i pari. Domethënë, e lidhin bujarinë me gjendjen ekonomike të njeriut. Por kur shikojnë se cilët popuj janë më bujarë —popujt e varfër— dhe kur shikojnë se shumica e pasanikëve janë koprracë, ngrenë duart lartë.

Kështu, së pari, varfëria luan rol vendimtar në krijimin e njerëzve me karakter bujar. Së dyti, edukimi i virtytit të bujarisë varet nga prindërit dhe shoqëria: kur prindërit janë bujarë – dhe kanë kuptuar pse janë të tillë, dhe si pasojë dinë ta kalojnë bujarinë te fëmija, fëmija do të jetë bujar; ndërsa kur shoqëria vlerëson dhe spikat vlerat ose virtytet më të lartë të njeriut mes tyre dhe virtytin e bujarisë, fëmija do ta synojë bujarinë. Kur të gjitha këto mungojnë – fëmija do të jetë koprrac, siç është shumica e shqiptarëve. Dhe kur mungesa në fjalë riprodhohet nga njëra gjeneratë në tjetrën, riprodhohet dhe koprracëria. 

Por bujarinë e ka shkatërruar kryesisht elita jonë me propagandën e saj anti-komuniste bashkë me ekspertët e establishmentit që nuk ndalojnë së na treguari gjumët e dukurisë por jo foletë. Për shembull, në lajmin se shqiptarët janë më pak bujarë, gazetarët përfshijnë “ekspertët” që thonë se shqiptarët janë mësuar (nga kush?!) të jenë individualistë. Sa e vështirë është të kuptohet se mendësinë individualiste e ka shkaktuar elita jonë me propagandën e saj anti-komuniste ku populli ishte mësur ndryshe, të punonte shpesh si vullnetar dhe të sakrifikonte për vendin, shpesh dhe jetën, dhe befas, kjo sjellje u përbuz dhe vazhdon të përbuzet nga elita ndërsa propagandohet individualizmi përkundër sjelljes kolektiviste, si një ndër komponentët kryesor të sistemit krahas konsumerizmit dhe konkurrencës?

Përmblethtas, virtyti i bujarisë bëhet pjesë e karakterit të një njeriu përmes edukimit ndërsa shkatërrohet kur sistemi edukativ nuk ka mësuar as rëndësinë e tij as edhe të edukojë virtyte të tjerë dhe veçanërisht kur elita jonë përbuz veprime virtuoze dhe kur vetë ajo nuk tregon veprime virtuoze. 

Për më shumë këshillojmë të lexohet analiza e hollë dhe e vyer e Aristotelit: 

Aristoteli: ç’është bujaria, nga buron ajo dhe si mund të krijojmë njerëz bujarë?

Dhe një studim më të gjerë nga Ylli Përmeti me titull Gjenealogjia dhe forca e dashurisë, ku bujaria është përfshirë...

        

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA