Fashitja e kryeparazitit të Bankës Kombëtare
07/12/2016 - 12:03
Por ja si e paraqet një e përditshme e establishmentit kryeparazitin e politikave monetare të establishmentit:
Parlamentit i është propozuar një ligj, i cili parashikon ngritjen e një “fondi të posaçëm” që do të përdoret në raste krizash bankare.
Ka zëra se këto para do jenë fonde publike, por Guvernatori i BSH Genti Sejko e hedh poshtë këtë.
Sejko thotë në një intervistë për kanalin TCH se paratë për këtë fond do të paguhen nga vetë bankat private, çka do të thotë se në rast krizash janë pronarët e bankave ata që do paguajnë për humbjet dhe jo qytetarët, sips tij.
“Shtete të ndryshme u përballën me kriza financiare dhe u përdorën fonde publike, fonde të taksapaguesve për të mbuluar humbjet e bankave në vështirësi. Ky pr/ligj parashikon të shmangë përdorimin e taksapaguesve dhe përdorimin e një fondi të caktuar që do të lidhet me kontributet e institucioneve financiare, që do të administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave dhe do të përdoret i pari në rast krizash”, deklaron Sejko.
Projektligji i lejon Bankës së Shqipërisë të marrë në dorë administrimin e bankave të keqmenaxhuara.
Po përse ky projektligj? Çfarë problemesh kanë aktualisht bankat?
Guvernatori sërish qetëson.
Ai thotë se sistemi bankar shqiptar është solid dhe në gjendje të shëndoshë financiare, por ligji duhet që “të përafrojmë legjislacionin me Bashkimin Europian”.
“Përgatitja e një ligji specifik është për të qenë në përputhje me direktivën europiane dhe jo se ne kemi probleme në sistemin bankar, sepse ai është i mirëkapitalizuar dhe me tepricë likuideti. Ne nuk përballemi në asnjë rast të vetëm me vështirësi financiare”, thotë Sejko.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 31 reads



