...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Gazetarët e oligarkisë (Sokol Balla etj.) oligarkët politiko-ekonomikë dhe minatorët e Bulqizës

Sokol Balla dhe media ku ai punon tregoi edhe një herë se kujt i shërben: oligarkisë politiko-ekonomike dhe kurrësesi të vërtetës, punëtorëve dhe popullit

21/11/2017 - 09:37

Këtë e tregoi me të ftuarit e tij për Bulqizën. Ja cilët ftoi Balla për të qarë hallin e minatorëve dhe ndihmuar shtetin:

“të ftuar në takimin e radhës të emisionit “Top Story” kanë qenë: Përparim Spahiu, deputet i LSI; Samir Mane, biznesmen; Mehmet Hasanlami, drejtor i minierave pranë MEI; Agron Gjekmarkaj, analist”.

Të gjithë këta janë pjesë e oligarkisë politike dhe ekonomike të vendit. Nuk ia vlen të flasim për anal...istin në fjalë.   

Pse nuk ftoi një ose disa përfaqësues të punëtorëve – të zgjedhur nga vetë punëtorët dhe as edhe një qytetarë të Bulqizës? Ose pse nuk organizoi një mbledhje në Bulqizë, me punëtorë e qytetarë, të cilën ta mbulonte me një kamera dhe gazetar dhe lidhje të drejtpërdrejt me qëllim që të sfidonte qendrimet e të ftuarve dhe të ndihmonte minatorët dhe qytetarët e Bulqizës?

Balla nuk sfidoi as vetë qendrimet e oligarkëve të ftuar. Për shembull, kur Samir Mane, pronar i kompanisë “AlbKrom” dhe administrator i minierave të Bulqizës, tregoi në një paragraf të vetëm njërën anë të problematikës por jo tjetrën:

“Minierën e kemi marrë në fund të 2012-s, me vështirësitë e veta të momentit. Dy koncesionarët e mëparshëm dështuan. Aktualisht kemi mbi 1 mijë punëtorë, me palën kineze nënkontraktore. Disa elementë të rëndësishëm janë siguria dhe investimi që zgjat jetën e minierës deri në 30 vjet. Kjo ishte kërkesa e parë. Në 2013 ne filluam të mendonim për pusin dhe aktualisht jemi në përfundim të projektit me vlerë 22 mln euro. Sot rroga më e lartë për minatorët është 87 mijë lekë të reja, pastaj ka edhe kontribute për ushqimin dhe gjëra të tjera. Gati 1 milion dollarë në muaj është fondi i pagave. Ndërsa vlera totale e investimit është 34 milionë dollarë. Deri në 2021 mund të shkojë në 55 milionë. Po bëhet një investim tjetër prej 14 milionë dollarë për ajrimin e minierës”.

Se çfarë nuk tregoi oligarku në këtë paragraf apo në ndonjë tjetër, janë fitimet. Kështu “Top Story”...nuk na tregoi as se kush pasurohet nga nëntoka e Bulqizës as se kush humbet, siç na premton në titull.    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA