...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Gjurmët që la Shkëlzen Berisha shërbyen si provë për shpalljen “non grata”?

Non grata u erdhi si qershi mbi tortë pas humbjes së gjyqeve për shpifje në Amerikë dhe pas pagesës së 1,2 milion dollarëve në gjykatë. Ishte ky transaksion bankar që la gjurmë dhe u ndoq nga amerikanët dhe kjo vërtetoi akuzën për korrupsion nëpërmjet llogarive bankare në offshore dhe si rrjedhojë u futën në listën e kleptokratëve dhe si të padëshiruar për në SHBA.

Genta Kaloçi

23/05/2021 - 14:30

Babë e bir kanë përvojë nga krimet dhe nga humbjet e gjyqeve. Në fund të fundit çdo kërkesë për avokatin është çështje ligjore, mjafton të paguhet nga klienti. Kot s`u thonë në Britani studentëve që studiojnë drejtësi “liars ose gënjeshtar”. Nëse s`do ishin akuzat/paditë s`do kishte avokat që t`i rrjepin kriminelët me kollare. Kaq e thjeshtë! Këtë na vërtetoi avokati francez për padinë e shpifjes së Salës: mirë për të — që Sala të mashtrojë militantët që i kanë mbetur. Mund të gjejë ndonjë hapësirë ligjore për ta ngritur si padi, por sa punë bën? Asnjë!

Kujtoj se “sypeshkaqeni” humbi gjyqin në Amerikë për shpifje dhe duhet të paguajë shpenzimet e gjyqit kundër autorit të librit “Armët dhe çunat”. Ku i gjeti milionat e dollarëve për avokatin dhe për tarifën e humbjes? Paratë gjurmohen nga shteti amerikan, sidomos kur fillon t`u bësh kakërdhi brenda institucioneve në territorin e tyre. Non grata u erdhi si qershi mbi tortë pas humbjes së gjyqeve për shpifje në Amerikë dhe pas pagesës së 1,2 milion dollarëve në gjykatë. Ishte ky transaksion bankar që la gjurmë dhe u ndoq nga amerikanët dhe kjo vërtetoi akuzën për korrupsion nëpërmjet llogarive bankare në offshore dhe si rrjedhojë u futën në listën e kleptokratëve dhe si të padëshiruar për në SHBA.

Me të tjerat le të merret Sala dhe çirakët.

Sqaroj se gjyqi në Francë është vetëm për të fituar kohë kundrejt proçedimit dhe arrestimit nga drejtësia shqiptare. Beson se fiton kohë duke futur në lojë një shtet të tretë si Franca mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Por me këtë lëvizje dhe me thirrjen për paraqitje provash përshpejton procesin kundra tij në Tiranë. Franca edhe sikur ta ngrejë padinë për shpifje nuk e ndalon dot shtetin shqiptar të procedojë me hetimin dhe arrestimin që do të bëhet nëpërmjet provave të dorëzuara edhe nga amerikanët e jo vetëm nga ata. Kjo lëvizje ishte për t`u thënë amerikanëve tërthorazi se ju nuk keni asnjë të drejtë ligjore të paraqisni prova në Tiranë kundra meje. Por pavarësisht përpëlitjeve - janë në çark.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA