...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Goxhaj: Gjithë ushtarët e UÇK-së ishin Enveristë

Për ne Goxhaj dhe kontrubuesit e tjerë në luftë kundër agresionit serb, janë të vyer dhe të nderuar dhe meritojnë të jenë në altarin e historisë sonë të lavdishme për liri e pavarësi.

SHJ

25/11/2022 - 07:45

Nga rrëfimi i Dilaver Goxhajt, njërit prej kontribuesve dhe bashkërenduesve të veprimeve ushtarake kryesorë në luftën e shqiptarëve kundër agresionit serb, me një “gazetare“ të padijësuar lidhur me aktualitetin dhe të deklaruar si mbështetëse e politikave të qeverisë “Rama”, mund të dëgjohen disa dhimbje, por meriton të spikatet zhgënjimi i tij me politikat e Kurtit; mosnjohja e kontributit të tij në luftë nga Kosova (ligjërisht); dhe dënimi i familjes së tij se pse ai u përfshi në luftë kundër serbëve.

Një dhimbje tjetër është mosnjohja e luftës së shqiptarëve ndaj agresionit serb nga shteti shqiptar si luftë kundër agresionit serb. Statusi i vitit 2010, për veteranët e luftës, në fjalë të tjera, njeh vetëm luftën e shqiptarëve kundër nazifashistëve dhe jo luftën e shqiptarëve kundër serbëve! Kjo është një padrejtësi e madhe dhe mund të quhet dhe tradhëti: sepse shteti ynë nuk e quan Serbinë “shtet agresor”!

Një tjetër dhimbje, sipas Goxhajt, është mosshfrytëzimi i pohimit të Putinit për njohjen e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë të pavarësisë së Kosovës nga klasa jonë politike në Tiranë dhe Prishtinë për të kërkuar ndryshimin e rezolutës 1244 dhe nazifikimi i shoqërisë shqiptare nga klasa politike: sepse nuk nderohet as LANÇ-i as edhe UÇK-ja. 

Ai rrëfen dhe dhimbjen tjetër, se nëse shpërthen lufta mes Nato-s dhe Rusisë, kjo e fundit do të bombardojë dhe Shqipërinë, sepse klasa jonë politike po përpiqet të ngrejë bazat e Nato-s. Këtë efekt klasa jonë politike dhe veçanërisht qeveria “Rama” nuk e mendon shumë.

Në fund, me rëndësi është të përmendet edhe një herë fakti, ose pohimi i Goxhajt, se “gjithë ushtarët UÇK-së ishin Enveristë”. Ky fakt njihet nga studiuesit por mirë është ta përsërisim për të gjithë ata që përpiqen të baltosin frymëzuesin e luftës së fundit të shqiptarëve kundër një fqinji që ka qindra vjet që sulmon Shqipërinë dhe shqiptarët.

Për ne, gjenerata e re, Goxhaj dhe kontrubuesit e tjerë në luftë kundër agresionit serb, janë të vyer dhe të nderuar dhe meritojnë të jenë në altarin e historisë sonë të lavdishme për liri e pavarësi.     

Roli vendimtar i UÇK-së në luftën kundër ushtrisë serbe dhe mohuesit e saj

Për më shumë ndiq bisedën:

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA