Greqia po gërmon dhe po krijon varreza greke në Shqipëri me eshtrat e ushtarëve italianë
Ngasa na mëson historia e luftës italo-greke në tokë shqiptare, në Dragot të Tepelenës qendronin forcat ushtarake italiane ndërsa forcat greke qendronin në anën tjetër të malit: në rrëzë të Trebeshinës dhe në luginën e Dëshnicës. Por grekët dhe Bushati -bashkë me këshilltarët e tij- e shpërnjohin historinë! Po italianët pse heshtin?
SHJ
22/01/2018 - 15:05
Në Dragot të Tepelenës kanë nisur gërmimet për eshtrat e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kuadër të marrëveshjes së ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias.
Sipas marrëveshjes paraprake, në varreza do të vendoset mbi çdo varr një kryq, ose një simbol kombëtar me përmasa të përcaktuara.
Në rastet që nuk do të ketë identifikim të eshtrave, ato do të vendosen në formatin mural pa emërtim. Në vendngjarje sot ka qenë e pranishme edhe ambasadorja greke në Tiranë.
Ndërkohë nga ana tjetër disa aktivistë, pjesë e komunitetit çam, kanë protestuar dhe kërkojnë të njëjtën gjë për të vrarët çamë në Greqi. Disa prej të cilëve të ardhur nga Maqedonia kanë tentuar të prishin rrethimin e ngritur për të siguruar zonën, por ka ndërhyrë policia.
Gërmimet në Fushën e Dragotit do te realizohen me ekspertë nga dy vendet. Mediat greke vlerësojnë të jenë varrosur rreth 6800 ushtarë. Dita
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 204 reads



