Han: mes Shqipërisë dhe Greqisë do të ketë rikonceptim të kufijëve (video)
Kështu deklaroi në një mbledhje, Johanes Hahn, komisioneri për politikën e fqinjësisë europiane dhe negociatat e zgjerimit
SHJ
11/07/2018 - 16:53
Javën e kaluar publikuam, gjithashtu, deklaratën e ministrit të jashtëm grek Koxhias, sipas të cilit Greqia zgjeron kufijtë në zonën detare mes Sarandës dhe Korfuzit. Kjo deklaratë vjen pas lajmeve se Greqia e ka lënë mënjanë bisedën me Shqipërinë, sepse kanë hasur në rezistencë të brendshme. Por të gjitha këto janë për të fashitur vëmendjen e popullit sepse si duket biseda vazhdon dhe ka marrë karakter taktikash: se si do t’ia paraqesin popullit…
“Pamë në negociata çështjen e emrit dhe nëse do të ketë marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, sepse atje do të ketë rikonceptim të kufijëve, kjo është shumë e rëndësishme dhe kritike për qytetarët…rrjedhimisht këtu kemi nevojë për udhëheqje për t’u kuptuar se duhet të ketë ndryshime në shoqëri…duhet të ketë ndryshime në mentalitet për të patur përparim të vërtetë në rrugën drejt Evropës”, konkludoi komisioneri.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 162 reads



