...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kaçifa, ishte pjesë e taktikave paramilitare greke apo e veprimtarisë spontane?

Veprimet paramilitare mund të përdoren nga qarqet greke për të përvetësuar jugun e Shqipërisë sidomos në kushtet aktuale që jugu i Shqipërisë (dhe jo vetëm) është pushtuar nga kapitali grek. Por veprimet paramilitare janë vetëm një taktikë; taktika tjetër, dhe më e rëndësishmja, e kapjes së vendin përmes pushtetit ekonomik dhe fetar, është në proces.

SHJ

28/10/2018 - 19:33

Policia shqiptare vrau Konstadin Kaçifën me rastin e përvjetorit të 28 tetorit të vitit 1940 kur Greqia i tha jo pushtimit Italian dhe iu përgjigj me luftë. Media greke iu përmbajtë raportit të policisë shqiptare sipas së cilës Konstadini ngriti flamurin grek në një kodër të Bularatit, më pas policia e hoqi dhe Konstadini, si kundërpërgjigje qëlloi në ajër me automatik të tipit kallashnikov. Pas këtij veprimi policia filloi ndjekjen e tij dhe pas paralajmërimit për dorëzim―veprim që e refuzoi―dhe të shtënave me automatik, policia e vrau. Sidoqoftë, ky ishte varianti zyrtar që nuk përputhet me një video që qarkulloi një ditë më pas: sepse autori filloi të qëllonte në qendër të fshatit dhe më pas ndiqet nga policia...  

Autori dhe viktima ishte nga i njëjti fshat dhe punonte në Greqi. Në llogarinë e tij personale në “facebook” fliste shpesh për “vorioeprin”: dy ditë përpara ngjarjes kishte shkruajtur se “diçka duhet të bëjmë për fëmijët grekë të skllavëruar të vorioepirit…”. Nuk mungojnë paralajmërimet kundrejt Ramës dhe Ciprës në emër të “rinisë së bërthamës së ashpër të vorioepirit” duke thirrur gjithë grekët në vorioepir që në datën 28 tetor të dërgojnë kumte drejt çdo drejtimi. Autori ka përdorur dhe flamurin e organizatës nacionaliste të ballit për çlirimin e vorioepirit, një organizatë që veproi përgjatë luftës dytë botërore dhe u rishfaq mes viteve 1984-1994 duke sulmuar ushtrinë shqiptare.  

Për sulmin e vitit 1994 ku u vranë dy ushtarë dhe u plagosën tre dhe u morën armatime, organizata pranoi sulmin. Një vit më pas arrestohen tetë vetë për pjesëmarrje në organizatën përkatëse. Ministri i rendit që i arrestoi, Stelios Papathemelis, kërcënoi në atë kohë qeverinë “Berisha” me luftë për çështjen e pakicës greke: sepse qeveria e Tiranës çoi në gjykatë pesë anëtarë të organizatës Omonia ndërsa Athina u përgjigj me dëbime masive të emigrantëve të cilët kur u kthyen denoncuan dhunën e policisë greke.

Por me rëndësi është të përmendet fakti se qeveria e Pasokut i dënoi të arrestuarit vetëm për armëmbajtje dhe u kujdes që çështja të “maskohej” dhe mos të paraqitësh si provokim grek. Një provokim edhe më të madh kishte përgatitur një nëpunës i ministrisë së jashtme greke për të rimarrë ishujt mes Turqisë dhe Greqisë gjatë këtij viti. Ngaqë planin e tij ua rrëfeu shokëve në median sociale - u arrestua nga policia. Ky ishte anëtar i agimit të artë dhe udhëheqës i një grupi të djathtë nacionalist me emrin “rimarrje”. Për Kaçifën deri tani nuk thuhet se ka qenë anëtar i agimit të artë por vetëm veprimtar për çlirimin e vorioepirit nga…shqiptarët! Viktima është arrestuar në Greqi për trafik droge në vitin 2008 dhe ka qenë aktivë në fshatin e tij.

Pas ngjarjes ministria e jashtme greke e konsideroi si të papranueshme vrasjen dhe kërkoi nga pala jonë sqarime! Si duket, për ministrinë greke armëmbajtja dhe përdorimi i saj kundër policisë është e drejtë e autorit! Duhet thënë, gjithashtu, se policia jonë kishte mundësi ta neutralizonte pa e vrarë. Ajo duhet të vepronte kështu jo vetëm sepse kjo është detyra e saj--të neutralizojë pa dëme të mëdha--por edhe sepse ngjarje të tilla kanë efekt të dëmshëm për popujt tanë. 

Pak orë më pas, agimi i artë me një thirrje publike ftoi gjithë nacionalistët (“patriotë” i quajnë) të mblidheshin përpara ambasadës shqiptare në Athinë për t`u ankuar se veprimi i vëllait të tyre ishte i karakterit “vetë-mbrojtjës nga policia shqiptare”!

Në të njëjtën ditë, patriotë shqiptarë kishin deklaruar se do të protestonin kundër veprimtarive greke në Shqipëri por policia nuk i lejoi duke arrestuar një veprimtare. Protesta u pezullua dhe veprimtarët rrëfyen se ishin në dijeni se veprimtarë të agimit të artë do të shkaktonin trazira. Gjykuar nga veprimtaria e Konstandinit, patriotët shqiptarë u vërtetuan.

Me rëndësi është të theksojmë se autori mbështetet nga shumë grekë që betohen se do t`ia marrin hakun. Pavarësisht se nuk është e qartë lidhja e tij me agimin e artë - është e qartë se viktima synonte të shkaktonte trazira në fshatin e tij ditën përkatëse: sepse veprimet kanë qenë të paramenduara (përtej veprimtarisë së tij në median sociale dhe në fshat, në vendin ku u vra u gjetën afërsisht 100 fishekë...).   

Veprimet paramilitare mund të përdoren nga qarqet greke për të përvetësuar jugun e Shqipërisë sidomos në kushtet aktuale që jugu i Shqipërisë (dhe jo vetëm) është pushtuar nga kapitali grek. Por veprimet paramilitare janë vetëm një taktikë; taktika tjetër, dhe më e rëndësishmja, e kapjes së vendin përmes pushtetit ekonomik dhe fetar, është në proces. 

Duhet thënë, gjithashtu, se qarqet greke po ushqejnë ndjenjën separatiste mes të rinjëve të pakicës greke. Kjo ndjenjë bëhet edhe më e fuqishme kur shoqëria dhe policia jonë nuk vepron me maturi me ta. Këto ndjenja mund të shfrytëzohen nga qarqet greke dhe të përdoren në vijim. Nga të gjitha këto kuptojmë se Kaçifa ishte më shumë i indoktrinuar nga historia greke se sa i infiltruar nga qarqet greke. 

Në këto kushte do të ishte mirë që qoftë shqiptarët qoftë grekët e anëve tona (dhe jo vetëm këta) të dijësoheshin për origjinën dhe lidhjen e tyre shekullore: se populli grek shkriu në popullin pellazg, pjesë e të cilit janë së pari shqiptarët, dhe trashëgimtarë të tij jemi të dy popujt pavarësisht se kemi riprodhuar dy gjuhë të ndryshme. Në dijeni se kisha dhe elita greke këtë të vërtetë nuk do ta lejojë të përhapet në Greqi, por dhe elita jonë nuk do të përpiqet të ndihmojë në këtë drejtim, gjendja do të përkeqësohet. 

Kujtojmë se “Shqipëriajonë.org” përmes punës së Ylli Përmetit e ka parashikuar këtë proces...

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA