...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kafshëdashësit protestojnë kundër helmimit të qenushave nga bashkia Durrës

Shqipëriajonë.org ka dhënë kontributin e saj për mbrojtjen e kafshëve të braktisura në Durrës qoftë duke kërkuar zbatimin e një projekti afatgjatë dhe të përhershëm, të cilin bashkia e ka refuzuar, sepse s'ka kohë Vangjushi të merret me minj dhe mace...hamendësisht, sepse kohën e ka për beton, pas shumë premtimeve shtirëse...qoftë duke kontribuar praktikisht, me shpëtimin e shumë jetëve të braktisura nga njerëz të pashpirtë...dhe mbështet fuqishëm çdo përpjekje për mbrojtjen e tyre

SHJ

11/04/2019 - 14:23

Shoqata zvicerane “Jeta, Kafshët dhe njerëzit”, që ka nisur fushatën e sterilizimit të qenve endacakë në pritje të sezonit veror ka dalë ne një protestë para bashkisë së qytetit. Përfaqësues të kësaj shoqate thanë se një dorë e panjohur po vret qentë e rrugës gjatë natës. Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve që të sterilizojnë qentë e rrugës, e të mos i vrasin kafshët endacake.

Kjo shoqatë po bashkëpunon me mjekun veteriner Eror Zylyftari për sterilizim e kastrim të qenve. Deri tani, në zona të ndryshme të qytetit janë mbledhur rreth 500 qen të braktisur endacakë, që pas sterilizimit në një qëndër mjekësore për kafshë, janë grumbulluar në një pikë në periferi të Durrësit. Sipas Zylyftarit, në Durrës janë evidentuar 2000 qen endacakë. Në këtë mënyrë synohet të mos rritet numri i qenve endacakë në qytet pasi ata riprodhohen dy herë në vit dhe çdo qenushe sjell deri ne 8 këlyshë çdo lindje.

Mjeku ka thënë se nëpërmjet sterilizimit ulet agresiviteti i tyre ndaj qytetarëve. Ai iu bën thirrje edhe qytetarëve të bëhen pjesë e fushatës. Qentë endacakë të rrugës janë kthyer në një problem të madh publik në Durrës. Qytetarët durrsakë me ngulm kanë kërkuar pastrimin e rrugëve nga qentë rrugaçë që janë burim rrezikshmërie për popullatën. Jo vetëm rreziku i kafshimit është real, por i përhapjes së sëmundjeve ngjitëse infektive që bartin. Durrëslajm

 

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA