Kefalojanis: Rama pranoi vetë-vendosjen e minoritet grek në Shqipëri
Të drejtat e minoriteteve – si ai i minoritetit kombëtar grek për të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtën e zgjedhjes lirshëm të identitetit fetar dhe respektin ndaj pronës personale për të cilat z. Rama pranoi gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë
SHJ
15/11/2019 - 07:55
Kryetari i ri i Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin e Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Manolis Kefalogiannis ka dhënë një intervistë për faqen online, European Western Balkans përmes së cilës ka përsëritur mesazhin se rruga europiane mbetet e hapur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pyetjes sesi i vlerëson ai marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët dhe nëse vendi jonë ka çështje të hapura që e ndërlikojnë pranimin në BE, Kefalogiannis i është përgjigjur se:
...vendi im mbështet negociatat e pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor për sa kohë që janë përmbushur disa kushte. Ne jemi për një strategji pranimi mbi kritere. Për Shqipërinë, respekti i plotë i të drejtave sovrane të vendeve fqinj, të drejtat e minoriteteve – si ai i minoritetit kombëtar grek për të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtën e zgjedhjes lirshëm të identitetit fetar dhe respektin ndaj pronës personale për të cilat z. Rama pranoi gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë në takimin me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Ka sigurisht çështje bilaterale që duhen zgjidhur si përcaktimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike mes dy vendeve.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 21 reads



