...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Këshilli i lartë i prokurorisë dhe këshilli i lartë i gjyqësorit në prag të ngritjes; pas tyre SPAKU dhe…

Do të ishte mirë në këtë fazë shkollarët të lexonin një studim që kemi realizuar për reformën në drejtësi të bashkangjitur në fund të këtij lajmi me qëllim që të krijojmë një të tablo më të qartë

SHJ

01/11/2018 - 07:38

Në Shqipëri është hapur rruga për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Thirrjes së dytë për një vend nga prokurorët e Apelit i është përgjigjur prokurori i Apelit i Krimeve të Rënda Bujar Sheshi. Kandidatura e zotit Sheshi zgjidh përfundimisht ngërçin e krijuar, pasi ai ka kaluar tashmë edhe testin e verifikimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi atë në detyrë javën e shkuar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga 11 anëtarë. 6 zgjidhen nga radhët e prokurorëve, nga të cilët 3 nga Prokuroritë e e Shkallës së Parë. Për këto 3 vende janë kualifikuar 5 kandidatë:

Dritan Prençi - Prokuroria Kukës

Vat Staka -Prokuroria Shkodër

Antoneta Sevdari - Prokuroria Tiranë

Gentian Osmani - Prokurori e Krimeve të Rënda

Besnik Muci – Prokuroria e Krimeve të Rënda

Nga këta Dritan Prenci, është i vetmi nga jashtë Tiranës e pritet të kalojë automatikisht. Të tjerët do t’i nënshtrohen votimit për dy poste

Për dy vende nga Prokuroritë e Apelit janë vetëm dy kandidatë, Arben Dollapaj nga Apeli i Shkodrës e tanimë dhe Bujar Sheshi. Dy kandidaturat e tjera, Besa Nikëhasani nga Apeli i Shkodrës dhe Luan Kaloci nga Apeli i Tiranës, u rrëzuan.

Ndërsa për një vend nga Prokuroria e Përgjithshme janë kualifikuar dy prokurorë që kanë kaluar testin

Anila Leka Prokurori e Përgjithshme

Kostaq Beluri Prokurori e Përgjithshme

Formalisht do të duhet të pritet mbyllja e procesit të rivlerësimit dhe për disa kandidatë të tjerë, përpara se të thirret mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve e cila bën përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ngritja e këtij Këshilli i hap rrugë zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm, si dhe ngritjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) nga e cila do të varet më pas dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, dy institucionet të cilat konsiderohen kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nga ana tjetër, ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, do të duhet të presë procesin e rivlerësimit për një nga dy kandidatët që kanë aplikuar në thirrjen e dytë për vendin e mbetur bosh nga gjyqtarët e gjykatave të Apelit. Për 6 anëtarët nga radhët e gjyqësorit pati gjithsej 14 kandidatura, nga të cilët vetëm 9 kaluan procesin e rivlerësimit.

Në përfundim të procesit të rivlerësimit, janë 6 gjykatës së shkallës së parë që janë konfirmuar. Nga këta Marçela Shehu, nga gjykata e Kurbinit bën që të plotësohet kriteri për një anëtar nga Gjykatat e rretheve, dhe ajo automatikisht siguron vend në KLGJ e ardhshme, ndërsa 5 të tjerët, do t’i nënshtrohen votimit për dy vendet e tjera.

Për vendin e përfaqësuesit nga Gjykata e Lartë, i vetmi i rikonfirmuar në detyrë, pas procesit të rivlerësimit, është anëtari i saj Medi Bici. Kandidati tjetër, për në KLGJ, Artan Zeneli u rrëzua.

Sa i përket dy vendeve me gjyqtarë të Apelit, janë konfirmuar dy kandidatë, Ilir Toska (Gjykata Apelit Tiranë) dhe Nertina Kosova (Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda). Por që të dy vijnë nga Tirana. I vetmi që kishte konkurruar nga rrethet ishte Besim Trezhnjeva i Apelit të Durrësit i cili u rrëzua.

Për këtë arsye Gjykata e lartë hapi në muajin gusht thirrjen, duke u detyruar ta përsërisë atë në fillim të shtatorit. Nga kandidatët e paraqitur Brikena Ukperaj, nga Apeli i Vlorës, e ka kaluar procesin e rivlerësimit, duke qenë se ishte kandidate për në Këshillin e Emërimeve, ndërsa kandidati tjetër Luan Dervishi, nga Apeli i Shkodrës, do t’i nënshtrohet verifikimit. Edhe nëse ai nuk konfirmohet, ngritja e KLGJ-ës nuk do të mund të pengohet më tej. Voa   

Implikimet e reformës në drejtësi, gjykatës & prokurorisë së posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit: do të hetohet vërtet klasa e vjetër politike?

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA