...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Këshilli Kombëtar Boshnjak kërkon status të veçantë për Sanxhakun

Këshilli Kombëtar Boshnjak si organ më i lartë i boshnjakëve në Serbi, përkatësisht në Sanxhak, me seli në Novi Pazar, njoftoi nismën me të cilën kërkohet status i veçantë për rajonin e Sanxhakut

Ismet Azizi

26/05/2019 - 14:05

Këshilli Kombëtar Boshnjak si organ më i lartë i boshnjakëve në Serbi, përkatësisht në Sanxhak, me seli në Novi Pazar, njoftoi nismën me të cilën  kërkohet  status i veçantë për rajonin e Sanxhakut i cili shtrihet në Serbi dhe Mal të Zi, që do të nënkuptonte se do të ketë kushtetutën e vet të e cila do të përpilohet nga ekspertët e Bashkimit Evropian.
 
Në lidhje me çështjet brenda kompetencës së tij, Sanxhaku do të aprovonte ligjet dhe aktet nënligjore, ndërsa  shqiptarëve, boshnjakëve, malazezëve dhe serbëve do t'u jepet statusi i popujve konstituiv, thuhet në këtë nismë. Sipas këtij dokumenti, rajoni do të ketë parlamentin, guvernatorin, qeverinë, policinë dhe gjyqësorin e vet.
 
“Zgjedhjet e para për këto organe do të mbahen nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, dhe të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me statusin e veçantë në fund do të zgjidhen në kuadër të Komitetit të Posaçëm për Sanxhakun e Bashkimit Evropian, thuhet në  dokument.
 
Propozohet gjithashtu që Sanxhaku të jetë i demilitarizuar përgjithmonë, nën kontrollin e OKB-së dhe BE-së.
 
Sipas kësaj nisme nënkuptohet se autoritetet e Serbisë brenda 30 ditëve nga krijimi i statusit të veçantë duhet të tërheqin të gjitha forcat ushtarake nga krahina e Sanxhakut, si dhe forcat e policisë që tejkalojnë kërkesat në rrethana normale, ndërsa kufiri i  Sanxhakut të kontrollohet nga forcat ndërkombëtare.
 
Krahina e Sanxhakut në të cilën do të krijohet status i veçantë përfshihen territoret e komunave jo vetëm të atyre në Serbi por edhe në Mal të Zi: Novi Pazar, Sjenicë, Tutin, Prijepole, Nova Varosh, Priboj, Plevla, Bijello Pole, Beranë, Andrijevicë, Petnjcë, Guci, Plavë dhe Rozhajë.   
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA