...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kontributi i Ylli Përmetit në shëndetësi mirëpritet nga gjashtë konferenca shkencore dhe me heshtje në Shqipëri

Falë kontributit tim në sektorin e shëndetësisë vitin e kaluar kam patur gjashtë ftesa për konferenca të ndryshme shkencore: Hollandë, Britani, Singapor, Japoni, Koreja e Jugut dhe Italia dhe pres një nga Amerika muajt në vijim

SHJ

27/07/2019 - 09:23

Falë kontributit tim në sektorin e shëndetësisë vitin e kaluar kam patur gjashtë ftesa për konferenca të ndryshme shkencore: Hollandë, Britani, Singapor, Japoni, Koreja e Jugut dhe Italia dhe pres një nga Amerika muajt në vijim

Falë kontributit tim, shkruan Ylli Përmeti në faqen e tij, në sektorin e shëndetësisë vitin e kaluar (ku tregohen shkaqet e krizës në këtë sektor, si mund të organizohet ndryshe sektori dhe paraqitet problematika e kancerit, një çështje që pasohet me një studim tjetër, ende të papublikuar, dhe sjell plotë risi) kam patur gjashtë ftesa për konferenca të ndryshme shkencore: Hollandë, Britani, Singapor, Japoni, Koreja e Jugut dhe Italia dhe pres një nga Amerika muajt në vijim. Por nuk kam shkuar tek asnjëra sepse janë shumë dhe kanë kosto të lartë, kërkojnë kohë, të cilën e kam me kursim, dhe mirë është të shkoj kur të mbaroj librin e parë që kam projektuar të publikoj në anglisht deri në fund të vitit, sepse mire është, thonë, të paraqitesh me një libër se ka kërkesa shumë (ja si bëhesh milioner, për gjithë ata që e kanë mendjen te lekët).

Problemi është se të huajt të vlerësojnë por këta tanët deri tani s`janë dukur gjëkundi! Me “tanët” e kam fjalën për Universitetet, media dhe ndonjë konferencë shkencore. Apo s`zhvillojnë konferenca këta? Ja cilat janë: 

1. INTERNATIONAL CONFERENCE ON E-HEALTH AND HEALTHCARE INNOVATIONS 2019, May 08-09, 2019 Amsterdam, Netherlands

2. 15th International Conference on Cancer Science and Therapy, UK from March 18-19, 2019. 

3. International Conference on Hospital and Healthcare Management, 07-08 Aug 2019, Singapore, Pulsus Group 

4. International Conference on Biomedical and Cancer Research, October 16-17, 2019, Japan

5. “International Conference on Cancer Stem Cell 2019” in Seoul, South Korea, September 9-10, 2019.

6. “4th Euro Nursing and Healthcare Congress”, October 14-15, 2019 at Rome, Italy.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA