...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Koxhias: në Greqi ekzistojnë dhe veprojnë ‘pushtete’ që kërkojnë të pushtojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë

Lidhur me këtë rrëfim, shtypi ynë por dhe shumë komentatorë u përqendruan tek “ushtria” dhe jo te “pushtetet” që përmend Koxhias duke kedijësuar popullin edhe një herë! Ushtria greke, në të vërtetë, është themeluar që në fillimet e saj (pas vitit 1833) si një “trup” i veçantë nga pushteti politik në Greqi. Si fillim, pushtetin ushtarak do ta administronin arvanitasit, sipas marrëveshjes që kishin realizuar në atë kohë, Kolokotroni me klasën politike greke

SHJ

16/11/2018 - 09:08

Në një intervistë pas dorëheqjes Koxhias rrëfen disa të vërteta të parrëfyeshme që për studiuesit e gjeopolitikës nuk janë të paditura: faktin që në Greqi ekzistojnë dhe veprojnë pushtete që nuk kontrollohen nga qeveria në pushtet dhe kundërshtojnë politikat e saj duke refuzuar dhe kërkuar të sulmojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë.  

“Nga protestat që u zhvilluan për marrëveshjen e “Prespës” kishte disa grupe që thërrisnin kundër ligjit ndërkombëtar, kundër marrëdhënieve të mira me fqinjët tanë, kundër marrëveshjes së ndërmjetme, dhe kundër drejtësisë juridike―domethënë, ishin ata që thërrisnin si në Selanik ashtu në Athinë, na jepni armë të pushtojmë Maqedoninë” (Shkupin, siç e quajnë grekët). Për këto kundërshtime Koxhias kërkoi ndërhyrjen e ndonjë prokurori.

Lidhur me buxhetet sekrete Koxhias kërkon të miratohet një ligj që synon transparencën e gjithë ministrive sepse aludon se të gjitha ministritë administrojnë buxhete sekrete. Më pas, argumenton se s`është e vërtetë se ne kemi financuar Maqedoninë dhe Shqipërinë për të mbështetur marrëveshjet përkatëse, sepse, sipas tij, po të ishte e vërtetë, bën keq për vendin, domethënë, na shfaq me një veprimtari të paligjshme në vende të treta, dhe kërcënimet që pati gjatë bisedimeve nga qendra të veçanta greke, të cilat, sipas tij, janë “struktura parashtetërore”, nga disa “greko-amerikanë” të çuditshëm dhe ndoshta nga disa biznesmen të çuditshëm, duke shtuar se kjo s`është puna ime për t`i zbulur; kjo është punë e dedektivëve...

Intervista e tij kulmon kur rrëfen se “janë plotë pushtete në vendin tonë që nuk duan të bëjmë veprim angazhues, ligjor që të thojë se ka mbaruar lufta e dytë botërore me Shqipërinë dhe të vërtetojë njohjen e kufijëve me Shqipërinë”...tani kemi sërish “profesionistët e psikozëz” për “vorio-epirin”...pyes veten, cili është roli i gardës kombëtare në Greqinë veriore, do të duhet ta rishohim. Cili është kontrolli demokratik mbi ta dhe nëse kontrollohen nga ndonjë ushtarak. Duhet të shohim pse ushtria refuzon të njohë kufijtë me Shqipërinë.

Ngaqë befasohet gazetari se ushtria refuzon...dhe ndërhyn, Koxhias sqaron se ka pushtete në Greqi që nuk njohin protokollin e Firences të vitit 1925, Protokollin e Parisit të vitit 1926, traktatin e Elsinkit, pushtete të cilët frymëzohen nga protokolli i viteve 1913-14 të Korfuzit, i cili nuk ka fuqi juridike, dhe që sipas tij kërkohet autonomia e “Vorioepirit”. Mbi këtë protokoll mbështeten disa...pushtete, sqaron Koxhias. Më tej, argumenton se ushtria duhet të ndërmarrë dise veprime që të mbarojmë me çështjen e kufijëve...dhe nuk i ndërmerr. Me përgjegjësinë e saj apo të udhëheqjes së saj, pyet gazetari, dhe ai përgjigjet se “do ta shqyrtojmë në parlament”.

Lidhur me këtë rrëfim, shtypi ynë por dhe shumë komentatorë u përqendruan tek “ushtria” dhe jo te “pushtetet” që përmend Koxhias duke keqdijësuar popullin edhe një herë! Ushtria greke, në të vërtetë, është themeluar që në fillimet e saj (pas vitit 1833) si një “trup” i veçantë nga pushteti politik në Greqi. Si fillim, pushtetin ushtarak do ta administronin arvanitasit, sipas marrëveshjes që kishin realizuar në atë kohë, Kolokotroni me klasën politike greke (ose pushtetet ekonomike dhe fetare të kohës). Me kalimin e kohës dhe me mënjanimin e Kolokotronit nga pushteti ushtarak, në ushtri u injektuan nacionalistë “grekë” origjina e të cilëve është shqiptare nëse gjykojmë vetëm nga mbiemrat e tyre, të trushpëlarë nga kisha greke. Kështu ushtria ndoqi vijën fillestare të saj: se ajo do të operonte në pavarësi nga pushteti politik i Athinës. Aktualisht ajo supozohet se administrohet nga ministria e mbrojtjes të cilën e administron Kamenos, një tjetër nacionalist grek, me të cilin Koxhiasi ka patur përplasje dhe ishte ndoshta arsyeja kryesore se pse u dorëhoqë. Rrëfimi i tij, rrjedhimisht, lidhet pikërisht me këtë përplasje.

Sidoqoftë, fakti është se në ushtrinë greke qarkullon bindja ―siç qarkullon në tërësinë e shoqërisë greke―se jugu i Shqipërisë është tokë greke etj. Me kushtet gjeopolitike që ka krijuar elita greke dhe “pushtetet” që përmend Koxhiasi në bashkëpunim me elitën tonë 28 vjeçare, ushtria greke, bashkë me pushtetet e tjerë, do të përdorë pushtetin e saj për të përparuar bindjen e saj se “vorio-epiri” meriton autonomi dhe të bashkohet me Greqinë...

Mungesën e dijes lidhur me deklaratën e Koxhiasit e tregoi dhe Meta, presindeti, pas të cilit qendrojnë plotë “parazitë presidence”: se “ushtria shqiptare…e di kufirin e saj”! Domethënë, ushtrisë greke iu përgjigj me ushtri! Hamendësisht, sepse ishte keqdijësuar nga lajmet e shtypit të shitur dhe komentatorët e pakujdeshëm dhe po aq të shitur. Më vonë presidenti paralajmëroi…se do të kemi dhe provokime të tjera nga pala greke. Si duket, ditët kalojnë dhe presidenti s`ka gjetur kohë të hetojë dhe kundrojë se viktima ishte një tjetër viktimë par excellence e propagandës nacionaliste të kishës greke!                

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA