...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kriminelët e kuvendit miratuan ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Fier mes protestash

Banorët e një fshati të Fierit protestuan sot [dje] para parlamentit kundër ndërtimit të një impianti për djegien e mbetjeve urbane pranë shtëpive të tyre.

Voa

16/02/2018 - 10:05

Fshati Verri ka 300 shtëpi me afro 1 mijë banorë dhe është vetëm 700 metra larg impiantit.

Ata kërkuan shfuqizimin e këtij vendimi nga qeveria, e cila sipas tyre, nuk ka përfillur mendimin e tyre, duke u çuar befas një industri ndotëse te dera e shtëpisë dhe rrezikon një krahinë të njohur për bujqësi dhe blegtori.

Fshati ka 300 familje me 1 mijë banorë, ndwrsa impianti wshtw llogaritur tw ndwrtohet 9 km nga qyteti dhe 700 metra nga fshati, ndaj protestuesit i kërkuan ndihmw 16 deputetëve të qarkut tw Fierit.

Protestës iu bashkua edhe Aleanca kundër Importit të Plehrave, e cila prej disa vitesh kundërshton projektet e industrive që bazohen në përpunimin e mbetjeve nga jashtë dhe brenda vendit.

Veprimtari i mjedisit, Lavdrosh Ferruni thotë se insenheratori në Fier është kontrata klienteliste të qeverisë, e cila duhet shfuqizuar sa më parë për të shmangur një ndotje të gjerë, që do të prekë ujërat e zonës së Myzeqesë, që përdoren për vaditje, po ashtu bagëtitë e shumta që prodhojnë mijëra litra qumësht si edhe prodhimet bujqësore.

Protesta u zhvillua jashtë ndërkohë që brenda sallës së parlamentit po mbahej një interpelancë me ministrin e energjisë Damian Gjiknuri për këtë temë.

Ministri tha se gjithçka në lidhje me këtë investim ishte në përputhje me ligjin dhe ishte i gatshëm për çdo hetim parlamentar dhe çdo grup ekspertësh të kësaj fushe shkencore.

Por përfaqësuesit e opozitës hodhën dyshime për korrupsion për këtë ndërtim të rrezikshëm, sipas tyre, në një zonë të banuar, i cili prek shëndetin e banorëve dhe jetën e tyre ekonomike në tërësi, që është e lidhur me bujqësinë.

Ato pohuan se përfitimi nga këto industri është mjaft i vogël, krahasuar me dëmin e madh që ato sjellin në shëndetin e njerëzve dhe ndotjen e paprasueshme të natyrës shqiptare.

Dekadën e fundit në Shqipëri po shtohen protestat dhe ndjeshmëria për çështjet mjedisore.

Qytetarët kanë protestuar kur qeveritë e fundit demokrate dhe socialiste u përpoqën të kalojnë në parlament ligjin për përpunimin e integruar të mbetjeve, dhe lejimin e importit të mbetjeve nga shtete te tjerë.

Qytetet po rriten dhe trajtimi i mbetjeve urbane po kthehet në një sfidë të vërtetë, por ekspertë të pavarur mendojnë se në shumë raste autoritetet marrin veprime të nxituara për të lejuar ngritjen e teknologjive të prapambetura, të pastudiuara mirë dhe pranë zonave të banuara, duke rrezikuar qytetarët.

Polemikat janë të hapura edhe nga ana shkencore, shëndetësore, ekonomike ashtu si edhe dyshimet për afera korruptive me biznese të mbeturinave nga shtete fqinje.

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA