Lu: Në fillim të 2018-ës presim arrestimin e “peshqve të mëdhenj”
Në gjuhën shqipe ju thoni peshku e madh e ha të voglin. Për një herë të vetme në Shqipëri do të hamë peshkun e madh
Dita
07/11/2017 - 11:13
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, tha sot se SHBA-të dhe partnerët ndërkombëtare të Shqipërisë presin arrestimin e disa “peshqve të mëdhenj”, e për këtë ai dha edhe kohë.
“Në luftën ndaj krimit të organizuar, ne presim rezultate. Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv i qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa ‘peshqve të mëdhenj’ në fillim të vitit të ardhshëm dhe që kjo të vijojë edhe gjatë vitit 2018. Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë”, tha Lu në prezantimin me detaje të operacionit “Forca e Ligjit”.
Pjesë nga fjalimi i ambasadorit Lu:
“Të flasim me vepra e jo me fjalë”
Dreka falas nuk ekziston. Nëse Amerika e vendet e BE do të vendosin burimet dhe besueshmërinë tonë në këtë luftë të krimit të organizuar presim rezultate. Presim që ky plan i qeverisë të përfundojë me arrestimin e ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe ky sukses të vazhdojë në 2018 me SPAK e BKH. Partnerët e Shqipërisë e presin, populli e kërkon dhe e meriton këtë.
“Dielli duket që në mëngjes”. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare. Plani gjithashtu pranon se deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale.
Ajo që dimë gjithashtu është se Shqipëria ka një problem mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë ju lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frokut, Gentian Muhamedit dhe Elvis Rroshit.
Ky nuk është problem i vetëm një partie por është një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit.
Populli shqiptar ka fjalën tonë se SHBA do të angazhohet fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm përfshi politikanë, gjyqtarë, prokurorë apo biznesmenë të fuqishëm.
Asnjë nuk është mbi ligjin.
Në gjuhën shqipe ju thoni peshku e madh e ha të voglin. Për një herë të vetme në Shqipëri do të hamë peshkun e madh
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 120 reads



