...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Lu, njerëz të rinj me ‘kontribute’ na duhen në drejtësinë e re dhe jo detyrimisht me ‘përvojë’

Për të njëjtat arsye, kriteri kryesor që duhet të ishte parashtruar për njerëzit e rinj për institucionet e rinj duhet të ishte ‘kontributi’ ose ‘kontributet’, teorike dhe praktike.

SHJ

12/12/2017 - 18:16

Që kur filloi krijimi i institucioneve të rinj të drejtësisë dhe zëvendësimi i disa parazitëve në institucionet ekzistues është krijuar dhe një pështjellim lidhur me faktin se një ndër kriteret kryesore të njerëzve të rinj është përvoja në institucionet e drejtësisë. Ky kriter nënkupton se për institucionet e rinj do të përdoren njerëzit e vjetër kur dihet se njerëzit e vjetër kanë një ‘përvojë’ që nuk është e vështirë për t’u kuptuar se sa e dëmshme është për institucionet e rinj: ‘përvoja’ e vetme e njerëzve të ‘vjetër’ kaq vite ka qenë të përshtaten (konformohen) në ‘klimën’ tërësore të sistemit që kontrollonte Berisha me partitë e tjera.

Nuk pamë, për shembull, nga njerëzit e vjetër të drejtësisë, të kundërshtonin mungesën e hetimeve nga eprorët apo kur ata mbyllnin një sy e një vesh përpara krimit, as në hapësirat e institucioneve ku punonin as në masmedia. Përshtatja e tyre në ‘klimën’ parazitare, spektatoreske dhe kriminale ka sjellë rezultatet që dëshojmë prej vitesh.

Por ndërsa individët që hartojnë kriteret kanë çdo arsye të përdorin si kriter kryesor ‘përvojën’ —sepse kështu mund të emërojnë të njëjtët, me të cilët hamendësisht kanë ndërvepruar institucionalisht dhe kanë krijuar një farë ‘miqësie’, dhe për pasojë presin të mos hetohen— Luja me të tjerët që kanë kontribuar në reformën në drejtësi, s’kanë asnjë arsye që të rrëshqasin në mashtrimin e pushtet-hartuesve të kritereve: sepse pritet që ‘përvoja’ të tregohet nga teoria e mësuar në Universitete.

Dihet se në universitete nuk fitohet vetëm teori por edhe praktikë nëse pedagogët e kanë kuptuar lidhjen e ngushtë mes teorisë dhe praktikës. Por edhe nëse nuk e kanë kuptuar dhe japin më shumë teori se sa praktikë, siç, shumë nuk e kanë kuptuar, prapë, teoria është ‘përvojë mendore”, dhe si e tillë, mund të tregohet me praktikë kurdo herë. Gjykuar nga ky fakt —se teoria është përvojë mendore dhe niveli i saj ndryshon nga njëri te tjetri dhe ajo mund të tregohet kurdo herë— dhe nga fakti se njerëzit e institucioneve të drejtësisë nuk kanë treguar me veprime konkrete ‘përvojën teorike’ që duhet të kishin përvetësuar jo vetëm në universitet por edhe në përfshirjen e tyre në institucionet e drejtësisë, për vite me rradhë, nuk është e vështirë të kuptojmë se ‘përvoja e tyre teorike’ është thuajse zero.

Për të njëjtat arsye, kriteri kryesor që duhet të ishte parashtruar për njerëzit e rinj për institucionet e rinj duhet të ishte ‘kontributi’ ose ‘kontributet’, teorike dhe praktike. Njerëzit me ‘kontribute’ në këto dy botë —teori dhe praktikë— në lidhje me ‘drejtësinë’, si koncept por dhe si praktikë, jo vetëm që janë më të vyer se ata që kanë përvojë, si ajo që na paraqitet kaq vite, dhe s’kanë kontribute, por dhe duhet të nderohen dhe të konsiderohen të parët për çdo detyrë në sektorin e drejtësisë: sepse s’ka vërtetim më të qartë se kontributi dhe jo-kontributi. Kështuqë, njerëzit që kontribuojnë janë të vyer; ndërsa njerëzit që nuk kontribuojnë janë të dëmshëm.          

Shkrimtari amerikan, Mark Twain, dikur këshillonte që “kurrë mos argumento me njerëz idiotë, sepse ata do të tërheqin në nivelin e tyre dhe pastaj do të gjuajnë ty me përvojë”. Kuptimi i kësaj këshille është i vyer sidomos lidhur me problematikën e parashtruar: se ‘idiotët’ e vjetër nuk mund të realizojnë ‘me përvojë’ institucionale të faktuar kriminale, drejtësi të re. Pyetja që duhet të ngrihet pas kësaj, është se ku janë njerëzit me kontribute? Unë nuk njoh ndonjë. Kam vite që pres kontribute teorike nga pedagogët –veçanërisht dhe pegagogët e jurisprudencës- dhe s’kam parë as një kontribut. Sidoqoftë, ndoshta i mbajnë rezervë në zyrat e tyre dhe presin kohën e artë që të na i tregojnë. Nëse është kështu, le t’i nxisim të na i tregojnë! 

Shkurt, përvoja është e mirë dhe e dëshirueshme por kontributet janë të vyer, siç janë kontributet e gjithë atyre që janë përfshirë me ndershmëri në reformën e drejtësisë.      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA