...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Makroni dëshiron një Evropë të shumë shpejtësive (siç është) dhe ‘modelin norvegjez’ për Ballkanin P

Makroni dëshiron një Evropë të shumë shpejtësive (siç është) dhe “modelin norvegjez” për ballkanin perëndimor —domethënë, qendrimin jashtë BE-së dhe bashkimit doganor por brenda eurozonës, kryesisht sepse shumë nga industria e Norvegjisë është brenda tregut të përbashkët. Ky model lejon qasje në treg në shkëmbim të adoptimit të ligjeve evropiane pa të drejtë në krijimin e tyre.

DW

05/11/2019 - 14:58

Shënim SHJ: Makroni dëshiron një Evropë të shumë shpejtësive (siç është) dhe “modelin norvegjez” për ballkanin perëndimor —domethënë, qendrimin jashtë BE-së dhe bashkimit doganor por brenda eurozonës, kryesisht sepse shumë nga industria e Norvegjisë është brenda tregut të përbashkët. Ky model lejon qasje në treg në shkëmbim të adoptimit të ligjeve evropiane pa të drejtë në krijimin e tyre. Por është e qartë se as modeli norvegjez nuk është në interes të kapitalit francez dhe qëllimeve gjeopolitike të Francës dhe as vendet ballkanike kanë të njëjtin interes me Norvegjinë (industria e tyre nuk është zgjeruar përtej kufijëve shtetëror). Për të njëjtën arsye Makroni do të ndryshojë qendrim në të ardhmen...po popujt e Ballkanit me epshet e vendeve qendrore evropiane do të merren?! 

Oportunizmi dhe makiavelizmi i Makronit në pushtet dhe idiotët e establishmentit në Shqipëri (klasa politike, gazetarët dhe pedagogët)

Gazeta Večernje Novosti, duke iu referuar burimeve anonime, informoi se Parisi dhe Berlini janë duke përgatitur ofertën për në pranverë. Në maj liderët e shteteve të rajonit do të mblidhen në samitin e BE në Zagreb. A do të jetë modeli norvegjez mbi tryezë? ''Vetoja e Makronit e ka torpeduar të gjithë procesin e zgjerimit. Mendoj se ky ishte qëllimi i tij'', thotë Andreas Ernst, gazetar me përvojë i Neue Züricher Zeitung, i cili për vite me rradhë ka qenë korrespondent i kësaj gazete në Beograd. ''Por e mira e kësaj është, se është bërë evidente natyra e gënjeshtërt e marrëdhënieve të BE dhe Ballkanit Perëndimor''.

Makron qe i gatshëm të ndërmarrë rolin e matadorit. Disa thonë, sepse i druhet forcimit të Marin Lepen në vendin e tij – 58 përqind e francezëve e kundërshtojnë zgjerimin e BE. Të tjerë mendojnë, se Makron po e merr Ballkanin Perëndimor peng, derisa të realizojë vizionin e tij për Evropën.

Mes rreshtave lexohet se presidenti francez dëshiron një BE të disa shpejtësive apo qarqeve koncentrike. Bërthama do të rëndonte rreth boshtit Paris-Berlin, jashtë do të ishin vendet e integruara ne treg, dhe krejt jashtë vendet e asociuara, mes tyre ndoshta Ballkani Perëndimor.

Makron nuk është vetëm. Ai mori mbështetje diskrete nga Hollanda dhe Danimarka. Kritikat nga Berlini për Makronin vijnë me një të shkelur syri – është dashur t‘i lejojmë Shkupit e Tiranës të hapin bisedimet, gjithsesi ata nuk do të hyjnë në BE për të paktën dhjetë vjet. Kjo loja gjermane, thotë Ernst, është edhe më perfide.

Rregullat, thotë gazetari zviceran, janë prej vitesh të tilla: BE bën sikur dëshiron të pranojë vendet ballkanike si anëtare, dhe udhëheqjet e këtyre vendeve sikur zbatojnë reformat. ''Kjo do të kishte mundur të zgjaste edhe dhjetë vite të tjera ose përgjithmonë. I gjithë ky teatër dhe gjuha politike për 'perspektivën evropiane' dhe 'vlerat evropiane' kanë marrë tani goditje të rëndë dhe është mirë kështu'', shton ai për DW''. Tani duhet të vijë oferta e re dhe ajo duhet të jetë e mirë.   

Analiza e plotë këtu

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA