...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Mbledhja për 110-vjetorin e pavarësisë nuk përmend LANÇ-in dhe humbjen e saj

Me orientimin tonë për t`u integruar në BE dhe globalizmin neoliberal ne humbasim përqindjen më të madhe të pavarësisë

SHJ

27/11/2022 - 15:51

Nëse duam të kuptojmë nivelin intelektual të politikanëve profesionistë (i quajmë kështu, sepse me fjalën “politikan” kuptojmë qytetarin aktiv, të përfshirë në çështjet që lidhen me jetën e tij), dhe nivelin e njërit prej vityteve më të vyer të njeriut, të qenit i ndershëm me historinë dhe realitetin, dëgjoni me vëmendje fjalimet e tyre në ditën e shpalljes së pavarësisë, por duke gjykuar kryesisht fjalimet e “prijësave” të dy qeverive, sepse të tjerët përputhen me ta: me rastin e 110 vjetorin e pavarësisë u përmend 28 nëntori i Skënderbeut dhe Qemalit dhe lufta e UÇK-së por jo ―edhe një herë― lufta e madhe e LANÇ-i!

Rama, për shembull, e filloi mirë fjalën e tij duke përmendur fatin e disa prej nënshkruesve të pavarësisë por më pas filloi të mashtronte me përralla për oportunistët dhe dritëshkurtrit (ata që duan të përfitojnë nga megaprojektet e qeverisë pavarësisht efekteve të dëmshme në popull dhe ekosistem).

Dhe ndërsa për mospërmendjen e epopesë së LANÇ-it do të thonë se ajo festohet në 29 nëntor, ata nuk përmendën as faktin se me orientimin tonë për t`u integruar në BE dhe globalizmin neoliberal ne humbasim përqindjen më të madhe të pavarësisë, për të cilën luftuan të gjithë ata që ata përmendën por dhe të tjerë.

Kontributin e LANÇ-it (por pa përmendur komandatin) për pavarësinë e Shqipërisë e përmendi pak ditë më parë dhe Ambasada Amerikane; por jo klasa jonë politike...

Me të tillë politikanë do të ishte e tepërt të shtrohësh çështja se nëse 28 dhe 29 nëntori janë festa kombëtare apo ditë reflektimi dhe nderimi.

28-29 Nëntori: festa kombëtare apo ditë reflektimi dhe nderimi?

Për më shumë, ndiq fjalimet:   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA