...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ministri i financave Ahmetaj 'këmbkryq' me kriminelët

VOA

05/02/2017 - 20:28

Ministri i financave, Arben Ahmetaj, dhe ish-bashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, kanë marrë pjesë në një veprimtari publike së bashku, edhe pse këtij të fundit i është hequr mandati i të zgjedhurit publik, si pasojë e ligjit të dekriminalizimit.

Mediat vendore publikuan një video, ku ministri Ahmetaj e mban ende përkrah tij Roshin si bashkiak, edhe pse ai është i shkarkuar nga qeveria.

Bashkë me ta kanë marrë pjesë në tubim edhe drejtues të partisë socialiste të Kavajës, ku ministri Ahmetaj mund të drejtojë fushatën zgjedhore të këtij viti.

Partia Demokratike protestoi, duke e quajtur skandal politik, që shkatërron procesin e dekriminalizimit, këtë takim të një anëtari të qeverisë me një ish-zyrtar të shkarkuar nga posti prej ligjit të dekriminalizimit.

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA