...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Miratohet platformë politike për statusin e Sanxhakut

Në 29 vjetorin e themelimit, PAD-i (SDA) i Sanxhakut miratoi platformë për zgjidhjen e statusit të Sanxhakut

SHJ

29/07/2019 - 14:27

Me miratimin e Platformës për zgjidhjen e statusit të Sanxhakut dhe komponentët themelorë të politikës kombëtare boshnjake për të cilat ekziston pëlqimi i kësaj popullate, PAD-i (SDA) i Sanxhakut shënoi 29 vjetorin e themelimit dhe funksionimit.

Në kuvendin e SDA-së së Sanxhakut  për dokumentet e miratuara votuan 800 delegatë nga të gjashtë komunat e pjesës serbe të Sanxhakut. Para votimit në preambulën e akteve të SDA-së Sanxhaku u përkujtua  se organizimi politik i popullit boshnjak në Sanxhak filloi me themelimin e kësaj partie si një lëvizje popullore e bazuar në imperativin e zgjidhjes së statusit të Sanxhakut dhe statusin e popullit boshnjak.

Lideri i SDA-Sanxhakut, Sulejman Uglanin në fjalimin e tij tha se Sanxhaku gjatë konfliktit në ish Jugosllavi nuk kishte asnjë konflikt ndëretnik. Ai theksoi se partia në krye të së cilës është ai,  "nuk është parti, por lëvizje dhe ide e popullit të Sanxhakut", e cila ka promovuar nëpër të gjitha institucionet e sistemit politikën e paqes, tolerancës, mirëkuptimit dhe është përpjekur të zgjidhë statusin e Sanxhakut.

"Ky është suksesi ynë i madh,  parakusht për themelimin e statusit të veçantë të Sanxhakut. Duke lexuar këto gjithkush do të vijë në përfundimin se qytetarët e Sanxhakut  mendojnë, jetojnë dhe punojnë si evropianë. SDA e Sanxhaku, si përfaqësues legjitim i këtyre qytetarëve  di se çfarë do dhe di se si të ia arrijnë", tha Uglanin duke përkujtuar  angazhimin dhe kërkesën e përbashkët  të SDA është miratuar Rezoluta 855 në Këshillin e sigurimit të OKB-së me të cilën është vendosur  misioni i përhershëm i OSBE-së për Sanxhak, Kosovë dhe Vojvodinë.

Siç vlerësoi, me këtë nismë në një formë Sanxhakut i është kthyer dinjiteti dhe "institucioni më i lartë ndërkombëtar  pranoi se Sanxhaku ekziston  dhe Sanxhaku do të ekzistojë".

Uglani, tha se, në qoftë se Sanxhaku nuk e zgjidh statusin e vet dhe nuk siguron mekanizma të qëndrueshëm para se të hyjnë Serbia, Malin e Zi, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit në Bashkimin Evropian, " kur vjen rrëmuja e parë dhe lind një Millosheviç i ri ose Vuçiç i  ri, për  boshnjakët, shqiptarët dhe të gjithë popujt tjerë do të vijë në pyetje mbijetesa e tyre".

Sipas Uglaninit, në  statusin e veçantë i Sanxhakut shqiptarët, boshnjakët, malazezët dhe serbët nuk humbasin asgjë, ata do të kenë statusin e popujve konstituiv dhe si i tillë Sanxhaku do të jetë bërthama e stabilitetit në rajon.

"Në Sanxhak,  Serbia  dhe Mali të Zi kanë mosmarrëveshje territoriale, sundojnë  një pjesë të territorit i cili  nuk është i tyre. Ne jemi pjesëmarrës në këtë në emër të paqes",  tha ai duke kujtuar qëndrimin e zyrtarëve të shteteve anëtare  të BE-së që asnjë shtet  që ka mosmarrëveshje  territoriale nuk mund të bëhet anëtar.

Presidenti i SDA ftoi anëtarët e partisë dhe përfaqësuesit e partive që t'i thërrasin të gjithë   partitë  e tjera boshnjake për një qëllim të përbashkët. Ai paralajmëroi se ai do të vazhdojë të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Sanxhakut (SDP), e themeluar nga Rasim Lajiq, për të përmirësuar ambientin politik dhe çdo ambient tjetër për të gjithë qytetarët në Sanxhak.

Ai paralajmëroi  qëllimin  e  SDA-Sanxhakut që në zgjedhjet e ardhshme të krijojë një paraqitje të përbashkët të partive boshnjake.

"Qëllimi ynë është të formojmë Grup parlamentar boshnjak në parlamentin serb,  Kuvendin e Sanxhakut dhe  pas hyrjes në Kuvend, me delegatët e tjerë serbë dhe malazezë të formojmë grupin e Sanxhakut," tha ai.

Në takimin solemn të SDA përveç anëtarëve dhe mbështetësve morën pjesë përfaqësues të partive politike, shoqatave nga Vojvodina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina, zyrtarë të Këshillit Boshnjak Kombëtar (BNV),  nga diaspora e Sanxhakut, nga vendet evropiane dhe SHBA-së, personalitete  publike dhe përfaqësues të organizatave politike dhe të tjera në Sanxhak, me të cilët bashkëpunon SDA.

Në punimet e kuvendit solemn të PAD-it (SDA) nga Lugina e Preshevës morën pjesë Kryetari i Këshillit nacional të Shqiptarëve zoti Ragmi Mustafa  kryetari i PVD përkatësisht kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, nga Mali i Zi nënkryetari i Lidhjes Demokratike Ali Daci, nga Kosova Prof. dr. Nexhmedin Spahiu, Xhezair Murati  deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e kualicionit VAKAT, dhe  kryetari i shoqatës “ Kosova për Sanxhakun” Ismet Azizi me bashkëpunëtor.

Në mesin e miqve të cilët përshëndetën punimet e  kuvend solemn ishin Shaip Kamberi, Ali Daci  Nexhmedin Spahiu. Ndërsa nga telegramet përshëndetës që arritën nga partitë e ndryshme politike të rajonit u lexua edhe telegrami i dërguar nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kujtojmë se pas rënies së komunizmit në ish Jugosllavi, në praninë e më shumë se 40.000 qytetarëve në kuvendin themelues në stadiumin e qytetit në Novi Pazar, më 29 korrik 1990, është themeluar Partia e Aksionit Demokratik (SDA) së Sanxhakut si pjesë e SDA për ish-Jugosllavinë, me seli në Sarajevë.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA