Muharrem Salihu përparon me luftën kundër padrejtësive serbe ndaj shqiptarëve - video-bisedë
Muharrem Salihu ka realizuar disa synime por jo qëllimin përfundmitar: ndalimin e genocidit dhe fitimin e të drejtave të plota të qytetarëve shqiptarë në Serbi
SHJ
26/12/2021 - 13:53
Nga biseda dhe përpjekja fisnike e Muharrem Salihut, veprimtari i mirënjohur dhe i palodhur për të ndaluar genocidin e heshtur të Serbisë ndaj shqiptarëve që jetojnë në jug të saj dhe fituar të drejta të plota qytetarie, kuptojmë se ai po lëviz jo vetëm disa pushtete jashtë vendit por edhe brenda vendit: duke bashkërenduar punën e ministrive të jashtme të dy vendeve tona të pavarura juridikisht por jo realisht: Kosovës dhe Shqipërisë. Si pasojë, ai ka realizuar disa synime por jo qëllimin përfundmitar: ndalimin e genocidit dhe fitimin e të drejtave të plota të qytetarëve shqiptarë në Serbi. Me ndihmën tonë dhe të çdo shqiptari të ndershëm dhe patriot, ne mund ta ndalojmë genocidin serb dhe të shtrojmë rrugën për fitimin e të drejtave të plota të qytetarisë. Për më shumë ftojmë të ndiqet biseda:
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 58 reads



