...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Mund të besojmë në “shkencën” e establishmentit (epidemiologët, mikrobiologët etj.) për viruset?

Mund t`i besojmë shkencës kur epidemiologët dhe mikrobiologët nuk tregojnë shkaqet sistemike ndërsa flenë nëpër katedra dhe universitete dhe na tregojnë kodra pas bregut kur shpërthen epidemia—domethënë, na karantijonë të gjithëve dhe na thonë se vetëm kjo është zgjidhja?

Ylli Përmeti

21/03/2020 - 11:42

Mund t`i besojmë shkencës kur epidemiologët dhe mikrobiologët nuk tregojnë shkaqet sistemike ndërsa flenë nëpër katedra dhe universitete dhe na tregojnë kodra pas bregut kur shpërthen epidemia—domethënë, na karantijonë të gjithëve dhe na thonë se vetëm kjo është zgjidhja? Ja si na “shpëton” rektori dhe kirurgu dhe bashkërenduesi i vullnetarëve të sektorit të mjekësisë për koronavirusin i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata:

Ka tre mundësi për të luftuar me këtë sëmundje: një mundësi është karantina; mundësia e dytë është vaksinimi; mundësia e tretë janë medikamentet.

Paralelisht me të, mikrobiologët na thonë se do të na “shpëtojë” vaksina ndërsa përmendin ndonjë herë dhe ndotjen e mjedisit por nuk përmendin kurrë faktin se viruset vriten nga dimrat dhe dimra tashmë, në pjesën më të madhe të planetit, nuk ka! Këta shpërnjohin dhe studimet që janë detyrë e tyre për t`u shqyrtuar. Një studim, për shembull, citon se shkaqet e shfaqjes së viruseve janë mjedisore dhe biologjike, shumica e të cilëve—si ‘urbanizimi’ ose ‘përdorimi i tokës’—duken të arsyeshëm intuitivisht por janë tejet të gjerë për t`u lidhur me shkaqet mekanistike të shfaqjes...shumë shkaqe kanë efekte të tërthortë në shfaqjen e tyre (p.sh. ndryshimi klimatik, i cili zakonisht lidhet me shpërndarjet e vektorëve të sëmundjes); dhe zakonisht shfaqja e ngjarjes ka shumë shkaqe..ne jemi aktualisht duke jetuar në një ‘stuhi të përsosur’ në të cilën shumë shkaqe të mundshme të shfaqjes së tyre (si rritja e popullatës, urbanizimi, udhëtimi botëror dhe tregu, intesifikimi i prodhimit të gjedhit) veprojnë bashkë...dhe është e qartë se shpeshtësia e ngjarjeve të mundshme është në rritje.[1]

Por qoftë edhe ky studim nuk e sheh problematikën nga një qasje sistemike—domethënë, të lidhur me globalizmin neoliberal ku ndërmarrjet prodhuese shkarkojnë mbetjet toksike në lumenj, dete dhe oqeane, ajër, tokë dhe ujë, bashkë me shoqëritë, të cilat, ndërsa qelbin mjedisin me mbetje (si në Shqipëri) krijojnë kanale me kimikate të pambuluar, moçale dhe këneta ndërsa në to ushqehen dhe mushkonjat dhe insekte të tjerë. Një ndër përbërist kryesor të viruseve është proteina dhe proteina nuk gjendet në mjedis pa veprimtarinë e shoqërive. Kur proteinat përzihen me kimikate dhe qendrojnë për një kohë të gjatë në të njëjtin vend, nuk do të ishte e çuditshme të shikojmë lindjen e një krijese të re në formën e virusit. Kaq e vështirë është për t`u kuptuar ky proces?! “Viruset shkaktohen duke mbledhur acidin nukleik brenda një mbështjelljeje proteine të quajtur kapsid (capsid) dhe janë bashkime supramolekulare që veprojnë si parazitë për qelizat” (Molecular components of cells, f, 30).

Studimi nuk përmend, gjithashtu, faktin kryesor se rritja e shfaqjes së viruseve lidhet drejtëpërdrejtë me ndryshimet klimatike dhe jo tërthorazi të cilët kanë shkatërruar stinën e dimrit përmes të cilit në të kaluarën shumë viruse shkatërroheshin.

Ndërsa “shkenca” e establishmentit pasqyron më së miri karakterin kryesor të partive, parazitizmin e tyre, edhe në këtë çështje, nuk mungojnë hoxhallarët dhe priftërinjtë: ata na thonë t`i lutemi zotit ndërsa zbatojmë urdhërat e qeverisë pa shqyrtim dhe pa kuptim të drejtë të problematikës. Të besosh tek këta, rrjedhimisht, do të ishte marrëzi, fyerje e shkencës dhe njeriut. 

Nëse viruset janë parazitë për qelizat, për njerëzit është pushteti politik, establishmenti shkencor, siç quhet, dhe pushteti fetar.        


[1]Human viruses: discovery and emergence, NCBI, 2012.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA