...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ndërmarrja koreate “Yura Corporation”, fiton pasuri shtetërore falas dhe punëtorë të nënshtrueshëm

Qeveria lejon të shfrytëzojë falas pasuritë shtetërore dhe tashmë dhe fuqinë punëtore një ndërmarrje që është themeluar vitin e kaluar dhe nuk operon vetëm në Shqipëri dhe Poloni por dhe në Serbi, ku duket se ka keqpërdorur dhe dhunuar punëtorët seksulisht, ka goditur, nuk ka paguar dhe ka refuzuar lirinë e punëtorëve!

SHJ

12/07/2019 - 19:31

Qeveria “Rama” njoftoi sot se solli me shumë mund një ndërmarrje jugkoreate, “Yura Corporation”, e cila do të operojë në Fier ku do të hapë një fabrikë për prodhimin e pjesëve teknologjike të autoveturave dhe do të punësojë disa mijëra punëtorë. Rama tha mes të tjerash se ajo zgjodhi Shqipërinë dhe Poloninë falë transformimit të programit të Shqipërisë një euro, nga një program për falje uzinash, kapanonesh shtetërore të mbetura djerrë si rezultat i kontratave tërësisht të pambështetura në lane serioze e kompani serioze investimesh, në një program real investimi

Mirëpo, qeveria lejon të shfrytëzojë falas pasuritë shtetërore dhe tashmë dhe fuqinë punëtore një ndërmarrje që është themeluar vitin e kaluar dhe nuk operon vetëm në Shqipëri dhe Poloni por dhe në Serbi, ku duket se ka keqpërdorur dhe dhunuar punëtorët seksulisht, ka goditur, nuk ka paguar dhe ka refuzuar lirinë e punëtorëve! Një raport tjetër tregon se “Yura Slovakia” —një filial tjetër i ndërmarrjes— e ka zakon t’i shfrytëzojë punëtorët me orar të zgjatur dhe mos t’i paguajë! Nuk është e rastit që në Serbi ku ka një ndërmarrje punëtorët janë rebeluar me greva tre javore!

Pyesim kryeministrin, vërtet beson se do t`i mashtrojë shqiptarët edhe një herë me ndërmarrje që dhunojnë punëtorët? Po Fierakët do të mësojnë nga pësimet e të tjerëve apo do ta provojnë një herë vetë që të mësojnë nga pësimet e tyre?     

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA