Ndotja e ajrit në Shkup dramatike - si në Indi: por si mund të zgjidhet gjendja e krijuar nga elitat?
Prodhimet e fabrikave pa filtra, djegia e mbetjeve në vendgrumbullime dhe automjetet, kanë krijuar një ajër tejet të rëndë në Shkup. Pushtetarët, pa droje, përdorimin e çështjes nga politikanët dhe shoqëria civile e quajnë se buron nga motive politike me qëllim diskretitimin e pushtetit lokal dhe qendror. Kështu, për ta zgjidhur gjendjen e rëndë, ata do të pajisin shkollat me aparate për pastrimin e ajrit!
SHJ
16/12/2017 - 08:41
Shkupi është përfshirë nga një shkallë e lartë e ndotjes së ajrit që arrin përmasa shqetësuese. Koncentirimi i grimcave kancerogjene në ajër është për disa herë më i lartë se shkalla e lejuar. Ndërkaq, banorët dhe shoqëria civile u kërkojnë autoriteteve të marrin masa urgjente. Voa
Zgjidhja afat-shkurtër kalon nga ndalimi i fabrikave që prodhojnë energji dhe prodhime të tjerë pa filtra; ndalimi i djegies së mbetjeve duke ndaluar përdorimin e prodhimeve me ambalazhe plastike dhe ndalimi i qarkullimit të automjeteve. Kush do ta bëjë këtë? Pushteti politik. Mund ta bëjë? Po, nëse gëzon pavarësi politike dhe nuk janë të varur anëtarët e qeverisë nga pushteti ekonomik (pronarët e fabrikave; pronarët e supermarketeve dhe pronarët e naftës dhe shitjes së automjeteve) dhe kanë dije se si do të përballen me rënien ekonomike që do të vijë si pasojë e këtyre masave duke zhvilluar sektorë të tjerë të ekonomisë. Kanë dije? Nëse gjykojmë nga ‘masa’ e propozuar më lartë —pajisjen e shkollave me aparate për pastrimin e ajrit— jo vetëm që s’kanë por ka shumë gjasa të jenë të varur nga pushteti ekonomik. Po shoqëria civile, e cila proteston për këtë çështje, e ka dijen? Ngasa qarkullon lartë e poshtë, jo! Si mund të zgjidhet kjo çështje? Duke fituar dije. Nga kush? Nga ata që studiojnë...
Ja një studim:
Revolutionising energy resources: from fossil fuels to black and fusion energy
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 27 reads



