Një puç kombëtar me efekte afatgjatë po realizohet nga klasa politike dhe apatia e popullit shqiptar në raport me Greqinë
Çështjet kombëtare me palën greke po i sjellim edhe një herë në vëmendje të popullit me qëllim që të kuptojmë se sa keq kemi rënë dhe ku mund të shkojmë nëse vazhdojmë të mos organizohemi politikisht (jo partiakisht!): sepse gjithçka po ndodh me palën greke është parashikuar me përpikmëri nga Ylli Përmeti dhe masmedia krimale kombëtare dhe universitetet vazhdojnë të bëjnë memecin!
SHJ
20/12/2017 - 14:42
Kërkesa e palës greke për të krijuar varrezat e ushtarëve grekë në vendin tonë, në anën tjetër, është dy herë kontradiktore: një herë kur fsheh qëllimet e saj ekspansioniste në Shqipëri, pas ekspansionit ekonomik (ndërmarrje, banka, pensione etj.), sepse, është e vërtetë se ajo mund të përparojë qëllimet e saj me pelegrinazhet që do të kryejë në varrezat e krijuara çdo vit dhe një herë tjetër kur ajo, bashkë me diplomacinë tonë, shpërnjeh faktin se edhe populli shqiptar ka sakrifikuar jetë të partizanëve në vende të huaj dhe i ka sjellë ata në vendin e lindjes. Qendrimi i qeverisë “Hoxha”, rrjedhimisht, se ushtarët grekë duhet të kthehen në vendin e lindjes, është më se i drejtë.
Ndryshe nga ky qendrim, pala jonë propagandoi qendrimin e partisë “çame”, se ne do të lejojmë krijimin e varrezave greke vetëm nëse pala greke lejon kthimin e çamëve në Çamëri. Por kjo qasje, jo vetëm që shpërnjeh objektivin e palës greke, domethënë, krijimin e kushteve për pelegrinazhe vjetore, dhe pse jo, të punësimit të shqiptarëve pranë varrezave, kishave dhe në ndonjë sektor tjetër, duke rritur edhe më shumë varësinë ekonomike nga Greqia por shpërnjeh edhe të drejtën ndërkombëtare! Pas bisedimeve që u zhvilluan në Kretë në vjeshtë të vitit 2017-të, nga të cilat palët dolën me deklarata të rezervuara dhe krijuan përshtypjen se ato dështuan, pala jonë jo vetëm që miratoi ndërtimin e varrezave të ushtarëve në Shqipëri por gjithë ndërmarrja do të mbulohet nga shpenzimet e popullit shqiptar!
Në të vërtetë, vetë fakti që bisedimet në fjalë i nxiti pala greke, tregon shumë: se kushtet e krijuar ishin në dobi të palës greke – siç edhe e pohoi vetë ministri i jashtëm grek, Koxhias, pas bisedimeve. Kështu pala jonë – si kretine — në kushte gjeopolitike të dobishme për Greqinë pranoi të “bisedonte” çështjet e mbetura pezull dhe doli, siç pritësh, jo vetëm me humbje kur pranoi të ndërtojë varrezat në tokën shqiptare me gjithë pasojat afatgjatë që do të ketë ky vendim në hapësirën përkatëse por çdo qeveri shqiptare do t’i nënshtrohet Athinës, përjashto mundësinë kur populli ynë kupton kushtet gjeopolitike (nga kush do t’i kuptojë?) që janë krijuar në të cilët ka kontribuar dhe ai me veprime dhe mosveprime dhe përqafon një program-projekt që do të synonte çlirim social dhe kombëtar. Pala greke shkoi dhe më tej pas bisedimeve: kërkoi të zgjerojë nga 6 në 12 milje zonën detare të saj duke filluar nga deti Jon.
Domethënë, doli siç parashikova në shtyp: se nga “bisedimet” pala greke do të dilte disafish e fituar: jo vetëm detin dhe pasurinë e tij nëntokësore por edhe varrezat dhe dobi të tjera: duke i shkëmbyer vetëm me “mbështetjen” greke në BE dhe heqjen e ligjit të luftës pas të cilit mund të vijë një fazë tjetër për rivendikimin e pronave çame në Çamëri, në dijeni të plotë se kur të ‘futet’ Shqipëria në BE, Greqia do të ekspansionohet edhe më shumë në Shqipëri.
Është në dijeni pala shqiptare për këto efekte? Besoj se jo. Edhe nëse supozojmë se është, dhe ka menduar se në afatgjatë do të dalë me dobi nga ‘mbështetja’ greke pavarësisht humbjeve dhe “fitoreve” nga bisedimet përkatëse, si do ta frenojë ekspansionin e kapitalit grek në Shqipëri kur përmbysja e kushteve social-ekonomike dhe gjeopolitike në raport me Greqinë, kalon nga pavarësia ekonomike e vendit tonë dhe të qenit në BE na bënë edhe më shumë të varur nga gjeopolitika greke?
Nga ana tjetër, qeveria e “majtë” greke, për të cilën shumë kretinë nga anët tona dhanë kontributin e tyre duke e mbështur, nuk quhet ‘fashiste’ me ekspansionin e saj në det: sepse për ekspansion ose zgjerim territorial bëhet fjalë!
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 146 reads



