...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Një vit qeverisje “Rama2”: 6 protesta dhe dhjetra konçesione të pakërkuar - si do të jetë 2019?

Gjykuar nga politikat kriminale të qeverisë “Rama1” (të cilat i ka përmbledhur Ylli Përmeti në një studim), dhe politikat e mëposhtme, shoqëria shqiptare për vitin 2019 do të jetë e përfshirë në protesta dhe krime politike të vazhdueshme

SHJ

28/12/2018 - 08:26

1.Në fund të vitit 2017, protesta e punëtorëve të Rafinerisë së Ballshit dhe Fierit, pas shumë protestash për rrogat e papaguara, protestuan duke marshuar në këmbë nga Fieri në Tiranë. Kjo çështje s`ka marrë zgjidhje përfundimtare.

2.Në shkurt të vitit 2018 pasoi protesta për teatrin kombëtar; as kjo nuk është zgjidhur pavarësisht tentativës së qeverisë për të kaluar një ligj për teatrin.

3.Në mars protesta e Kukësit për rrugën e Kombit; kjo u zgjidh me uljen e tarifave për banorët përkatës.

4.Në prill protesta e biznesit të vogël sepse qeveria përfshiu në tvsh xhiron mbi 2 milionë lekë. Për këtë nisëm qeveria u mbështet nga një pjesë e biznesit të madh—disa nga këta organizuan dhe protestë kundër informalitetit; kjo mund të rishfaqet.

5.Në nëntor plasi protesta e “Astirit”. Shkak shembja e shtëpive pa u dhënë kohë të mjaftueshme për t`u shpërngulur dhe disa nga pakënaqësia e dëmshpërblimit; kjo u keqadministrua si lidhur me kohën ashtu dhe lidhur me dëmshpërblimin, gjithashtu dhe me tenderimin e rrugës dhe me kuptimin e shkaqeve pse populli shqiptar përqendrohet në metropol.

6.Viti u mbyll me protestën e studentëve. Kjo do të zgjasë për shumë kohë meqë qeveria po bën strucin.

Konçesionet e pakërkur që përdoren për të kufizuar konkurrencën dhe për të mbajtur larg kontraktorët e huaj (DASH) por dhe për të diktuar se ku shkojnë milionat, ishin një tjetër sektor i qeverisë “Rama2” (1.2 miliardë euro administrohen nga katër shoqëri shqiptare), të cilët do të vazhdojnë dhe këtë vit. Në këtë sektor qeveria u ekspozua keq me rastin e firmës fantazmë (DH Albania) për të cilën si fillim argumentoi se ishte ashtu e kështu (gjigand amerikan me mijëra të punësuar dhe miliarda euro xhiro!) por doli një mashtrim si nga qeveria ashtu dhe nga ARRSH-ja ndërsa referoi çështjen në prokurori e cila, si gjithnjë, ose s`gjen asgjë ose…

Padija dhe krimet e “qeverisë Rama” dhe klasës politike: 2013-2017 (Ylli Përmeti)

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA