Pas ‘fitores’ së shqiptarëve të Maqedonisë vjen një tjetër për shqiptarët e Malit të Zi: lejohet përdorimi i simboleve kombëtare
Shqiptarët që kanë jetuar vetëm në Shqipëri s'mund ta kuptojnë rëndësinë e përdorimit të simboleve kombëtare; por ata që kanë jetuar jashtë dhe vecanërisht në Greqi dhe ish-Jugosllavi, e kuptojnë mjaft mirë. Urime shqiptarë.
VOA
19/11/2017 - 19:14
Ministria e Pakicave në Mal të zi ka hartuar një variant të ri të projekt-ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare, një variant më i avancuar dhe që mënjanon disa mangësi të ligjit të mëparshëm. Projekt-ligji i ri për herë të parë mundëson që simbolet kombëtare të përdoren edhe në ato zona ku pjesëmarrja e pakicave është në nivelin e 5%.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 2343 reads



