...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pasoja (e rrezikshme) gjeopolitike nga ardhja e Zelenskit në Tiranë

Lëvizja e Sorosit dhe e Ramës bart implikime gjeopolitike afatgjatë për rajonin tonë dhe veçanërisht për vendin tonë

Ylli Përmeti

29/02/2024 - 11:37

Ardhja e Zelenskit në mbledhjen rajonale të organizuar nga Sorosi (dhe punonjësi i tij Rama) nuk prodhoi ndonjë lajm ndërsa ftesa e Zelenskit për të bashkëprodhuar armë me vendet e rajonit tonë për të luftuar kundër ushtrisë ruse, është e parealizueshme, jo vetëm sepse gjendja ekonomike e rajonit nuk e lejon por kryesisht sepse gjendja e industrisë ushtarake është mjerane (si parim, ekonomia përcakton në përqindjen më të madhe “fatin” e industrisë ushatarke dhe ushtrisë, sepse një përqindje varet nga dija e pushtetit politik).

Zelenski mund të ndihmohet me armë, siç është ndihmuar, vetëm nga Serbia. Të tjerët thjesht “bëjnë sikur” duan ta ndihmojnë ose do ta ndihmojnë, siç e kanë ndihmuar, me ndonjë shumë parash për të blerë armë në treg!

Por ardhja e tij nuk duhet parë siç e shikojnë ca “ekspertë” që përmend Voa, të cilët “frymëzohen” dhe financohen kryesisht nga Sorosi (ndërsa nuk mungon frymëzimi` tyre nga “mendimtari” Zelenski) dhe përsërisin si papagall përrallat e tyre, se “lufta është afër” (hamendësisht gjeografikisht) apo se mbledhja rajonale ishte “e rëndësishme” si “për sigurinë e rajonit” ashtu dhe sigurinë e “Ukrainës”, nga…kërcënimi rus, kur e kundëta është e vërtetë: sepse vendet e rajonit po “krruhen me Rusinë” në kohën kur në Uashington por dhe në BE ka një zhvendosje të madhe gjeopolitike lidhur me Ukrainën pavarësisht disa qendrimeve “trimoshe” të Makronit dhe të ngjashmëve të tij, të cilët mund t`i tërheqin ato sapo të kuptojnë realitetin gjeopolitik por edhe ushtarak, dhe të kërkojnë bashkëpunim me Putinin.

Thënë, në fjalë të tjera, lëvizja e Sorosit dhe e Ramës bart implikime gjeopolitike afatgjatë për rajonin tonë dhe veçanërisht për vendin tonënë kuptimin se ai do të izolohet nga SHBA-ja e Trampit, Evropa e të djathtëve por dhe e të majtëve (atyre që nuk e mbështetën luftën) dhe nga Rusia e Putinit, vitin tjetër. Vendi` vetëm që mund t`i shpëtojë izolimit nga superfuqitë mund të jetë Serbia por gjithnjë “mund të jetë”, sepse nuk besoj se Putini ka harruar shitjen e municioneve ndaj Kievit (Vuçiçi e ka përligjur shitjen përkatëse duke thënë se ai thjesht po i shet në tregun botëror dhe është tjetër çështje, thotë ai, se ku përfundojnë ato) për të vrarë ushtarët rusë.  

Çështja tjetër që përsërisin papagallët e Sorosit ―se rajoni ynë kërcënohet nga Rusia, në kuptimin e ndërhyrjes ushtarake, apo në nxitjen e forcave politike për t`u orientuar drejt Lindjes dhe jo drejt Perëndimit― është një spekulim i madh i cili synon përfrikësimin e popujve, sepse Rusia as ka mundësi të nxisë përçarje as e ka në qëllimin e saj.

Thjesht në rajonin tonë ka forca politike por dhe popuj (sidomos sllavët) që dëshirojnë (në të drejtën e tyre) më shumë lidhjet me lindjen se sa me perëndimin. Është pikërisht ky fakt që i tmerron neoliberalët si Sorosi. Kjo është arsyeja se pse ai dikton rrëfenjën e “kërcënimit rus” në mendjet e “ekspertëve”.

Megjithatë, vitin tjetër me Trampin në Shtëpinë e Bardhë, “perëndon” dhe perandoria e Sorosit dhe bashkë me të dhe “sorositët” e anëve tona…

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA