...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Paternalizmi (sociologu) dhe mosrespektimi (psikologu) shkaqe për vrasjet në familjen shqiptare!

SHJ

23/08/2017 - 08:59

Duke marrë shkas nga dy krimet e fundit në familje, me autorë të moshuar dhe viktima bashkëshortet e tyre, sociologët e konsiderojnë si një fenomen që buron nga konfliktet e një modeli familjar paternalist, i cili duhet riparë nëse funksionon apo jo.

“Ata nuk pranojnë të lëshojnë territorin e pushtetit maskilist që kanë pasur mbi femrat, të çdolloj kategorie, qoftë gruaja, nusja e djalit, vajza, mbesa etj.. Kjo bën që ata të mendojnë se duhet të sundojnë ende”, thotë sociologu Gëzim Tushi.

Lexoni këtu shkaqet e vërtetë 

Nga tirania “demokrate” në tiraninë “socialiste”: dhuna sistemike mbi femrën-gruan dhe çlirimi i saj

Për këtë vit, statistikat evidentojnë vetëm një femër si autore të krimit në familje, ndërsa në 7 raste të tjera, krimet janë kryer nga meshkuj që kanë vrarë prindërit, bashkëshorten apo gjyshen.

“Maskilizmi është ende dominant në shoqërinë shqiptare dhe kjo bën që gratë të ndihen në njëfarë mënyrë të nënshtruara apo të poshtëruara në shoqërinë tonë. Madje ato janë të rrezikuara për t’iu marrë jetën bashkëshorti i tyre xheloz, patriarkal, sundues, që e kërkon femrën të jetë shërbëtore të vetën në të gjitha rastet”, tha më tej Gëzim Tushi.

Por psikologia klinike Besarta Taçi konsideron si rrënjë të problemit mosrespektimin e lirisë së individit, që sjell më pas mosmarrëveshje që mbivendosen, derisa kthehen në patologji. Por rezulton se shumë pak qytetarë pranojnë të trokasin në derën e një psikologu për konfliktet në çift.

“Pacientët shqiptarë arrijnë të kërkojnë ndihmë vetëm kur janë në një fazë përfundimtare, në një fazë tejet të vështirë dhe komplekse, e jo në një fazë të hershme kur është shumë e thjeshtë të ndërhysh edhe nga pikëpamja psikoedukative. Pra ndërhyrjet janë terapeutike e jo mbështetëse, por që fokusohet totalisht te zgjidhja e problematikës shëndetësore që paraqet personi”, shprehet Besarta Taçi.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA