...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Përkrahësit serbë të vijës së fortë kthehen në veri të Kosovës - FT

Përplasja politike rrit rreziqet e sigurisë Ballkanike ndërsa marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit përkeqësohen

SHJ

08/07/2023 - 18:04

Nacionalistët serbë po bëjnë një prapakthim në veri të Kosovës mes pakënaqësive në rritje me udhëheqësit në prishtinë dhe Beograd ― me gjasa duke hapur telashe bisedimeve diplomatike dhe rreziqeve në rritje të sigurisë në Ballkanin perëndimor. Tensionet shpërthyen pas zgjedhjeve të diskutueshme në prill kur shqiptarë fituan ofiqe kryebashkiakësh në pjesën me shumicë serbe në Kosovë.

Dhuna është zbutur por zemërimi ka vazhduar të rritet ― dhe një marrëveshje për të normalizuar raportet mes fqinjët armiqësor po tregojnë bishtnuese. “Asnjëri nuk na mbështet. Ne jemi vetëm”, tha Maria, një profesore e një universiteti dhe nënë e dy fëmijëve në Leposaviç, një nga qytezat ku përplasjet e dhunshme u zhvilluan në maj. Maria refuzoi të bisedonte besimet e saj politike për shkak të frikës së shpagimit.

Por ajo dhe të tjerë kanë shprehur zhgënjim me strukturën ekzistuese politike të Kosovës. Këmbngulja e saj sidoqoftë se “Kjo është Serbia” ― një qendrim që ajo dhe të tjerë në Kosovën veriore janë krenarë ta bëjnë ― reflekton një ndikim në rritje të figurave më radikale që kanë dalë në rajon. Mes tyre është Marko Jaksic, Lëvizja e djathtë e Atdheut e të cilit ishte në veprim pas luftës së vitit 1999 kur Kosova u shkëput nga Serbia. Jaksiç, i cili ka mbrojtur për një aleancë komunale serbësh për të mbështetur qendrimin e tyre kundër qeverisë qendrore të Kosovës, tha se ai refuzoi një rizhvillim të zgjedhjeve ― një zgjidhje që propagandohet nga ndërmjetësit perëndimor. “Ne i quajmë ato zgjedhje separatiste...ndryshe nga kushtetuta e vlefshme e republikës së Serbisë, i tha Jaksiç Financial Times.

Kosova deklaroi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, të cilën serbët në dyja anët e kufirit nuk e njohin. Kur Prishtina lëvizi të hiqte targat e lëshura nga Serbia dhe letrat e njoftimit në katër komunat me shumicë serbe vitin e kaluar, vendorët barrikaduan rrugët dhe parakaluan masivisht nga vendet e tyre publike të administratës. Pas përplasjeve të dhunshme në maj, kur paqeruajtësit e Nato-s dhe protestuesit u lënduan ndërsa vendorët u përpoqën të parandalonin shqiptarët të merrnin zyrat, aleanca ushtarake dërgoi përforcime dhe policia fortifikoi ndërtesat e komunave.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti e kanë vazhduar dialogun e tyre mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve pa arritur një kapërcim. Por serbët e Kosovës e shohin në rritje Vuçiçin ― dhe partinë kryesore të mbështetur nga Beogradi Lista Serbe ― si të paaftë të mbrojë dobitë serbe. Lista serbe u krijua një dekadë më parë si pjesë e një marrëveshje pararendëse për qendrueshmëri, e cila garantonte se serbët do të kenë një farë niveli autonomie dhe në shkëmbim të përfshihen në institucionet e Kosovës.

Mbështetja për Listën Serbe ka rënë tadhmë në 8 për qind vitin e kaluar nga 10 për qind në vitin 2021. “Vuçiçi ka ndikim vetëm mbi Listën Serbe por ata s`kanë pushtet, as kanë një figurë karizmatike të udhëhqeë komunitetin ku zhgënjimi është aq i madh”, tha Milica Andric Rakic, një veprimtar me Nismën e Re Shoqërore, një grup i shoqërisë civile në Mitrovicë, qyteti më i madh i veriut të Kosovës. “Komuniteti kërkon tërheqjen e Policisë së Posaçme të Kosovës dhe atje s`ka asgjë që [Lista Serbe] mund të bëjë. Atje s`ka përgjigje kuptimplote. Karriera e tyre politike ka mbaruar këtu”, tha Rakic. Udhëheqësi i Listës Serbe Igor Simic tha se përqendrimi i tij ishte si të zgjidhte shqetësime të mprehta. “Ne nuk po mendojmë për zgjedhje” tha ai. “Ne nuk mund [të shpërnjohim] njësitë e posaçme që ngrenë baza ushtarake në ndërtesat e komunave, repartet shqiptare në hapësirat përreth. Njerëzit tanë janë në teren, dhe unë jam këtu me qytetarët duke protestuar paqësisht”.

Atje s`ka sondazhe për të matur mbështetjen për forcat e tjera politike përveç Listës Serbe. Por më shumë sfida janë shfaqur, veçanëerisht në anën nacionaliste. Një politikan më i ri i quajtur Marko Jaksic ― pa lidhje me më të vjetrin Jaksic ― tha se nëse Lista Serbe vendos të marrë pjesë në zgjedhje, “ata tani do të kenë kundërshti”. Ai është në procesin e krijimit të një partie të quajtur “Veriu”, e cila përqafon qasje më nacionaliste se Lista Serbe. “Jam i tronditur me qetësinë dhe kundërveprimin e vakët të Serbisë” tha ai. “Forcat e Kurtit do të na arrestojnë, duke na kapur si lepuj nëse ne [ndalojmë rezistencën]. Maria tha se gjendja në Leposaviç është përkeqësuar dramatikisht në pak javët e fundit. “Jam këtu duke protestuar çdo ditë”, tha profesorja ndërsa ulej në një kafe dhe mbikëqyrte ndërtesat e komunës të rrethuar me tel me gjemba dhe të mbrojtur nga trupat e Nato-s. “ Për 23 vjet ne ishim në një farë status quo-je ― një hap përpara një hap pas. Tani është si 200 hapa pas”.

Ndërsa marrëdhëniet me Beogradin u shbashkuan, Kosova ndaloi mjetet serbe dhe mallrat për të hyrë në vend muajin e kaluar. Barnatoret dhe dyqanet janë zbrazur ndërsa kontrabanda shtohet në kufirin me Serbinë. Autoritetet kosovare arrestuan disa njerëz që ata thanë se ishin organizatorë të protestave të dhunshme dhe disa i akuzuan për përgatitje për sulme terroriste. Serbia gjithashtu arrestoi tre policë kosovarë që ajo tha se kaluan në territorin serbe të armatosur, dhe i liroi ata pas trysninë së madhe ndërkombëtare. Qoftë edhe një ekip basketbolli është përfshirë në zjarrin e ndërsjellë politik, sepse ajo u ndalua nga një turne derisa shkollat serbe të ribashkohen me sustemin shkollor të Kosovës. Ata ngritën rrathë dhe zhvilluan lojëra në protestat jashtë ndërtesave të komunave, të ruajtura nga trupat e Nato-s.

Bill Klintoni, i cili ishte president i SHBA-së kur Nato-ja zhvilloi fushatat e bombardimeve ndaj Beogradit dhe i dha fund luftës, tha se serbët e vijës së ashpër po paralizojnë përparimin në rajon. “Është e keqe në demokracinë afat-shkurtër dhe jetën e përditshme për njerëzit e zakonshëm atje”, i tha i Fanancial Times. “Dhe kjo po i mban vendet jo vetëm në një rrugë pa krye por fton cilindo të zhgënjehet për herë dhe më shumë dhe të bëjnë veprime vetë-shkatërruese”. Disa serbë planifikojnë të largohen ose janë larguar tashmë për të banuar me kushërinj në veri të kufirit. “Asnjëri nuk sheh të ardhme këtu”, tha Maria. “Prindërit thonë se ata do të largohen nëse bashkimi ndodh sepse ata nuk duan fëmijët e tyre të edukohen në shkollat e Kosovës”.        

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA