...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Përshtypje të dhimbshme për shtetin fqinj: gjysma e “maqedonëve” janë fashistë

Disa përshtypje për aq kohë sa ndërveproj me këtë shtet dhe me aq kontakte që arrij të kem

Jeton Skënderi

21/01/2019 - 18:43

Gjysma e “maqedonasve” janë fashistë të pastër dhe të Sheshelit. Gjysma e këtyre e pranojnë hapur dhe gjysma e fshehin me lloj-lloj arsyetimesh të tipit: A bre, unë nuk jam kundër shqiptarëve por…shumë interesantë janë:këta të dytët fshehin se janë të Sheshelit.

Për të gjitha kërkesat e shqiptarëve për më shumë të drejta, ata fashizmin e tyre e maskojnë me arsyetime të ndryshme juridike. Kështu përdorin truket në vijim: A bre shihni, çdo gjë është në rregull, por nuk është sipas procedurave, e unë kështu jam shumë i dhënë pas procedurave! A bre shihni, nuk është në interesin tuaj që të keni aq shumë të drejta - shumë mirë nuk është për të mirë! A bre shihni, në rregull është e gjithë kjo, por pse bre maqedonasit nuk kanë të drejta në vendet fqinje të Ballkanit, së pari për ata e pastaj për juve, unë nuk kam asgjë kundër jush (a në realitet zorrët i kthehen mbrapsht kur i kujtohet shqiptari). A bre unë jam kozmopolit, jugosllav, por megjithatë, këta shqiptarët janë një fis i egër, shkenca e thotë atë, jo unë?!

A bre këtë krejt masonët dhe Sorosi na e mjergullon: ai dëshiron që ne të zihemi. Sa bukur kemi jetuar të gjithë në harmoni në Jugosllavi (himni këndohej me HEJ SLLOVENI, shqiptarët rriheshin vazhdimisht, ua rrënonin muret në Saraje sepse ishin shumë të larta, në administratë ka patur të punësuar 0,0000001% shqiptarë, të gjitha fshatrat e shqiptarëve kanë qenë pa ujë, kanalizim, rrugë, shkolla etj. Kush bre, unë jam për shqiptarët, por çka ju mungon bre, mos bëj hajgere, të gjitha i kanë, madje edhe më tepër, e kanë tepruar me këto kërkesat tashmë! Si nuk kanë ujë në sy! (Kërkesat janë të njëjtat me kërkesat e maqedonasve në Greqi, Shqipëri e Bullgari)

A bre shihi, patjetër duhet të mësojnë maqedonisht, për të mirën e tyre. Nesër do të shkoj në Bit Pazar. Si do të më shërbejnë? A, ndërsa do të mbeten pa bukë! A bre për të mirën e tyre është kjo. Unë mendoj që për ata të jetë mirë! Ejani bre të debatojmë, të numërohemi, sa janë, pse gënjejnë se janë 20 për qind? Më pak janë bre (të gjitha gratë shqiptare kanë nga 5 fëmijë edhe atë që në moshën 20 vjeçare, burrat që në moshën 45 vjeçare tash më janë gjyshër me 5 djemë dhe 20 nipa, ndërsa tanët edhe meshkujt edhe femrat në moshën 40 vjeçare ende nuk janë martuar as për fëmijë nuk iu bije ndërmend, por me nga 5 qenë shëtisin nëpër parqe, në të gjitha ndërtesat në Shkup me 6 hyrje dhe 7 kate me nga 100 banesa ka vetëm 10 fëmijë në ndërtesë, përmendja shkupjanes fëmijët dhe do të të nxjerrë sytë me lugë të plastikës për ekspreso).

A bre aman me atë nacionalizëm, të gjithë bre jemi qytetarë bre ej, hajde të kemi një shoqëri Qytetare (me shoqërinë qytetare nënkuptohet MAQEDONIA E MAQEDONASVE PREJ KËTU DERI NË PELEPONEZ).

Ej, pse bre më lodh me politikë? Mua nuk më intereson politika. Unë bëj filmin tim (kur kupton se Maqedonia është bërë dygjuhësore, ndërron profilin me një luan të shprishur me gjak që i rrjedh nga goja). A bre këta shqiptarët shumë merren me krim, drogë, fishekzjarrë, prostituta nëpër bordella, shumë dëm bre po bëjnë, unë jam për të patur rend, ata nuk japin llogari fiskale (e bëjnë drejtor në r….s…). Vjedh 1 milion euro menjëherë me një tender të rregulluar dhe ble haciendë në emër të kumbarës.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA