...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse ateistët nuk mund të zhduken?

SHJ

17/03/2017 - 12:28

Së pari, nuk do të ishte e drejtë që njerëzit që nuk besojnë në ekzistencën e Zotit të quheshin 'ateistë'. Do të ishte mirë të quheshin 'shkencorë'. Meqënse ata besojnë më shumë në gjetje dhe fakte shkencore sesa në vegime profetësh. Domethënë në 'fakte' që kuptohen shkaqet e tyre. Jo thesht në 'fakte' që perceptohen. Por 'faktet' që kuptohen se nga burojnë. Për shembull, fakti se një njeri është 'bujar', nuk tregon shkaqet se pse ai njeri është i tillë dhe një tjetër, ndryshe. Së dyti, njerëzit shkencorë kurrë nuk do të zhduken, pavarësisht se popujt dominohen nga fetarët: sepse natyra e njeriut është shkencore. Nuk është e rastit që Aristoteli citon në një nga veprat e tij të vyera: se njeriu kërkon të dijë. Qoftë edhe përmes shqisave: ai kërkon dritën...

Dhe meqënse kjo është një temë e gjerë, sugjerojmë të lexohet studimi i Ylli Përmetit, të cilin po e bashangjisim duke shtuar papagallët e establishmentit:

Një studim i ri ka sugjeruar se ateistët janë të dënuar të zhduken, raporton  ‘The Times’.

Për shkak se nuk përdorin metoda kontraceptive, besimtarët po lindin më shumë fëmijë se sa ateistët, gjë që mund të çojë në fundin e ateistëve.

Kështu, shkencëtarët amerikanë dhe malajzianë kanë pyetur më shumë se 4.000 studentë në lidhje me besimet e tyre fetare dhe se sa vëllezër e motra kishin.

Rezultatet kanë treguar se ateistët e Malajzisë kishin më pak vëllezër e motra se mesatarja. Hendeku ishte më i ngushtë në SHBA.

Edhe pse mund të argumentohet se, vetëm për shkak se dikush ka prindër që besojnë nuk do të thotë që ai të rritet me të njëjtat besime, studimet e mëvonshme kanë treguar se feja në fakt duket se është e trashëguar: ka një bazë gjenetike.

Hulumtuesit e studimit shpjegojnë se para shekullit XIX ndoshta kishte pak diferencë në normat e lindshmërisë mes besimtarëve dhe jo besimtarëve.

Megjithatë në mes të shekullit XIX zbulimet shkencore kanë treguar se nivelet e lindshmërisë filluan të preken sidomos në vendet industriale. Dita

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA