Pse blofon Basha?
SHJ
26/04/2017 - 14:34
Basha po shkon drejt blofit të tij përfundimtar: sepse qoftë edhe nëse supozojmë se PD-ja kërkon të shkaktojë kaos dhe nuk kërkon qeveri teknike për zgjedhje të ndershe dhe të lira, siç argumentojnë shumë në hapësirën e masmedisa kombëtare, por thjesht i përdor ato si detonator, kaosi i saj mund të administrohet lehtësisht në kushtet aktuale nga qeveria “Rama”. Sepse nuk është PD-ja e dikurshme kur ishte në pushtet dhe kur kishte mundësi të shkaktonte çdo lloj kaosi, siç e ka pranuar tashmë Berisha kaosin e ’97. As është Shqipëria e ’97 kur shërbimet inteligjente kontrolloheshin nga qeveria “Berisha”. Sepse këto të fundit kontrollohen kryekëput nga amerikanët. PD-ja, për më shumë, ka mbështetje minimale në popull dhe çdo thirrje për protesta (dhe kaos) do të ketë jehonë të zbehtë.
Për të gjitha këto arsye, Basha po shkon drejt blofit të tij përfundimtar. Por kjo s’do të thotë se ai nuk ka fituar me blofin e tij: sepse ai e ka tkurruar qeverinë “Rama” në maksimumin e mundshëm me Sajmirin si fillim, drejtorët e policisë dhe tërheqjet e tjera. Kështuqë, gjykuar nga ç’ka ka ‘fituar’ dhe nga pamundësia e tij për të shkaktuar ndonjë kaos, Basha do të pranojë të marrë pjesë në zgjedhje.
Çështja është se ai ‘faktorizohet’ nga ndërkombëtarët edhe një herë dhe në vend të ndëshkohet, bashkë me krerët e tjerë…do të ligjërojë edhe një katër vjeçar!
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 129 reads



