...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse do të tërhiqet Basha nga protesta?

SHJ

25/03/2017 - 11:43

Qendrimet politike –deri tani- janë se Rama do të shkojë në zgjedhje edhe pa opozitën; ndërsa Basha kërkon qeveri teknike për të marrë pjesë në zgjedhje. Ndryshe, zgjedhjet do të bojkotohen. Jo thjesht duke mos marrë pjesë në to por nuk do të “lejohet” qeveria të zhvillojë zgjedhje. Nënkupton, në fjalë të tjera, se opozita do të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve. Pengimi, me rradhë, mund të marrë dy forma kryesore: ose protesta paqësore ose të dhunshme. Dhe dihet se protestat paqësore nuk do ta kërcënojnë Ramën për t’u tërhequr nga zhvillimi i zgjedhjeve. Kështuqë mbetet përdorimi i protestave të dhunshme.

Nga ana tjetër, nëse opozita zhvillon protesta të dhunshme, ka shumë gjasa që mos të mbështetet nga perëndimorët. Ky faktor do të luajë rol vendimtar për karakterin që mund të marrin protestat. Kështu me një qeveri që nuk tërhiqet nga zhvillimi i zgjedhjeve dhe një faktor të jashtëm, vendimtar për çdo parti politike që nuk siguron mbështetje të gjerë popullore, Basha do të jetë mes shkëmbit dhe greminës. Për të njëjtën arsye ka shumë gjasa të tërhiqet.

Protesta e PD-së do të shkërrmoqësh edhe më shumë, nëse përgjatë kësaj faze, vërshojnë në rrugë forca politike të cilat do të diskretitonin kërkesën e PD-së: se zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të garantojnë as partitë aktuale as edhe një qeveri teknike. Sepse supozohet se anëtarët e një qeverie teknike do të zgjidhen sërish nga partitë në pushtet.

Kështuqë, nëse supozojmë se anëtarët e partive në pushtet janë të lidhura me krimin e organizuar, ashtu do të jenë edhe anëtarët e nje qeverie teknike. Ndaj për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk duhet një qeveri teknike: por një qeveri e varfër dhe e papërzier me partitë politike në pushtet, qoftë edhe tërthorazi; me anëtarë virtuozë, veçanërisht në virtytin e drejtësisë; dhe me një program-projekt që mund ta çojë vendin në një gjendje zhvillimore në dy nivele kryesore: demokraci (kudo dhe për çdo vendim-marrje) dhe shkencë...        

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA