...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse emisioni “të paekspozuarit” nuk i shërben popullit?

Emisionet e debateve “publike” ku ftohen disa “ekspertë” dhe “shqyrtojnë” çështjen kryesore të javës, janë një tjetër shtrembërim meditiak i realitetit.

SHJ

16/02/2018 - 10:57

Emisionet e debateve “publike” ku ftohen disa “ekspertë” dhe “shqyrtojnë” çështjen kryesore të javës, janë një tjetër shtrembërim meditiak i realitetit. Për shembull, TVSH-ja zhvillon një emision javor për të “analizuar” ngjarjet kryesore të javës ku ftohen thuajse të njëjtët individë që ftohen në kanalet private. Në të vërtetë, drejtuesit e emsionit në fjalë, janë protagonistë thuajse në çdo emision në televizionet private (Top Channel, Klan etj.).

Mas-indoktrinimi i popujve dhe Masmedia

Top Channel, në anën tjetër, zhvillon një emision “të paekspozuarit” ku fton të njëjtët dhe hetimi i çështjes që paraqet nuk është kurrë shterues — në kuptimin e dëftimit të shkaqeve të vërtetë të çështjes që shqyrtohet. Për shembull, në një emision u shqyrtua çështja e kullave dhe u tregua hipokrizia e politikanëve, dhe veçanërisht e Bashës (si kryebashkiak e Tiranës), Ramës dhe Veliajt.

Mirëpo, nuk tregoi shkaqet e vërtetë se pse ata janë hipokritë — se pse ndryshojnë qendrime politike kur marrin pushtetin! Argumenti se sektori i ndërtimit dikton politikën bashkiake apo politikën qendrore, për shembull, nuk mjafton për të treguar shkaqet e vërtetë se pse pushtetarët ndryshojnë qendrime.

Emisioni në fjalë është hipokrit, gjithashtu, kur këto çështje ne të shtypit shkrimor —pa fuqinë e radiotelevizioneve— i kemi hetuar dhe shqyrtuar dhe ata janë te dijeni (meqënse na lexojnë) të shkaqeve të krizave sociale.

Hipokrizia vazhdon me skajimin e studiuesve të krizave sociale. Domethënë, me mospërmendjen e studiuesve në debate. Apo me moskonsiderimin e studiuesve. Kujtoj se një nga detyrat kryesore të masmedias dhe gazetarëve është të qëmtojë punë studimore dhe t’ia paraqes publikut. Në Shqipëri kjo ‘detyrë’ mungon. Personalisht jam autor i disa dhjetra studimeve të fushave të ndryshme. Shkruaj në shtypin ndërkombëtar shpesh. Pavarësisht kontributeve të mija - shtypi vendor më çensuron!

Kujtoj se emisioni në fjalë paraqitet si ‘autentik’ i Ylli Rakipit.

Në të vërtetë, emisioni është në skenografi, gërmë dhe fjalë, prodhim i Bushatit. Rakipi thjesht e paraqet dhe shton dozat e tij. Bushati dihet se nuk e ka kaluar kurrë pragun e gazetarit ‘opinionist’. Kujtoj se ‘opinionitët’ konsiderojnë ‘faktet’ që perceptohen nga publiku dhe nuk tregojnë shkaqet e krizave. Jo sepse nuk duan por sepse nuk kanë përvetësuar vegla teorike për ta zbërthyer realitetin. Duhet thënë se emisioni në fjalë i ka shtuar dozat e kritikës kundrejt qeverisë “Rama” kryesisht sepse kanali ka punësuar Blushin - pikërisht për të njëjtën arsye: të godasë më fortë pushtetin me një nga anëtarët e të njëjtës parti.

Kjo është një taktikë e mirënjohur dhe përdoret shpesh nga pushtetet: ajo synon —meqënse debatet “publike” në rastin në fjalë nuk janë as demokratike as shkencore— të ruajë pushtetin e saj ekonomik (sepse masmedia përkatese ka krijuar një bazë ekonomike, kafe etj.) dhe mediatik. Nuk i shërben, në fjalë të tjera, të vërtetës dhe popullit: sepse ai që i shërben të vërtetës (shkaqeve të vërtetë të krizave) i shërben dhe popullit.                 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA