Pse Gjermania nuk e nënshkroi marrëveshjen e projektit të Kinës?
SHJ
16/05/2017 - 10:00
Ksi u bëri thirrje udhëheqësve botëror të refuzojnë proteksionizmin, përqafojnë globalizmin dhe të veprojnë bashkë si kopeja e patave të egra qafëgjata që fluturojnë: sepse Kina do të shtojë vezullim në civilizimin botëror! Gjermania paralajmëroi se ajo do ta refuzojë nënshkrimin e qendrimit tregëtar të Kinës nëse nuk përfshihen garanci rreth lejimit të tenderuesve të lirë për projektin e Kinës. Qartësisht, Gjermania shqetësohet vetëm për “lejimin e tenderuesve të huaj në projektin e Kinës”.
Mesa duket, kërkon të marrë pjesë në të e të fitojë, në të drejtën e saj, ndonjë tender: sepse vetë e ka zhvilluar transportin hekurudhor shumë më mirë se Kina dhe nuk kërcënohet në sovranitetin e saj. Kina shkel dhe rregullat e OBT-së, ku ajo është anëtare, me moslejimin e tenderuesve të huaj ndërsa nënkupton me “përjashtimin” e të huajve se ose kërkon të ruajë “autenticitetin” e saj në projekt ose ka frikë nga të huajt! Nënshkrimin e projektit e refuzuan shumica e vendeve perëndimore (Britania, Estonia, Greqia dhe Portugalia me Trampin, Mekelin dhe Mejin e Britanisë ta anashkalojnë konferencën). Shtypi kinez kundër-veproi duke mbrojtur idenë e presidentit dhe duke refuzuar ‘idenë’ se Kina kërkon të kolonizojë vendet e integruar në projekt.[1]
Shqipëria aktualisht dominohet nga eksportet kineze. Propagandimi i projektit filloi që në vitin 2016-të në Shqipëri nga autoritetet kineze. Në prag të konferencës, Kina dhuroi 3 milionë dollarë për të ndihmuar Teatrin Kombëtar të Baletit, Asamblin Popullor dhe projekte të tjerë që do të përcaktohen në vijim...një praktikë e mirë-njohur tashmë nga vendet perëndimore, e cila synon të ‘zbusë’ qendrimin e autoriteteve lidhur me objektivin e vendit me ”projekte”...pa u çuditur, ministri ynë i transporteve, Sokol Dervishaj, nënshkroi marrëveshjen me Kinën!
*Për ta kuptuar problematikën, sugjerojmë të lexohet dhe diskutohet kudo, analiza e përditësuar dhe bashkangitur me këtë lajm, e Ylli Përmetit.
[1]The world must unite like a ‘flock of geese, says China-s X Jinping, The Guardian, 15 May 2017.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 306 reads



