Pse kanë lajthitur të gjithë për ‘trazirat’ e PD-së?
SHJ
01/05/2017 - 11:19
Me ‘të gjithë’ këtu kuptohen opinionistët e masmedias kombëtare (Minxhozi, Islami etj.) dhe politikanët profesionistë që “besojnë” se PD-ja do të shkaktojë trazira!
Mirëqë spekulojnë kur thonë se Basha do të bashkëpunojë me “ekspertë” ndërkombëtarë për të sabotuar zgjedhjet, duke shoqëruar ison e disa mediave joprofesionale dhe duke u nisur dhe nga pohimi i vetë Bashës, që s’do të thotë se ai vërtet do të veprojë kështu (vetëm Obama vepronte kështu kur kërkonte gjoja të “shtypte” ISIS-in: tregonte se çfarë do të bënte ndërkohë që bënte të kundërtën, një praktikë që e kritikoi edhe Trampi...), dhe se “ekspertët” qënkan rusë dhe, nuk kundrojnë as se Basha, si njohës, të paktën, hamendësisht i ligjeve në fuqi, nuk do të guxonte të shkaktonte trazira duke paralajmëruar se çfarë do të bëjë, sepse do të arrestohësh menjëherë...por pikërisht të ligjeve në fuqi dhe rolit të policisë, për të parandaluar trazirat, të lajthiturit duhet të kishin aftësi për t’u kthjelluar dhe këta me rradhë, të kthjellonin të tjerët!
Domethënë, duke ditur se ligjet në fuqi penalizojnë cilindo që paralajmëron trazira të organizuara dhe roli i policisë dhe prokurorisë është të përdorë fuqinë e ligjit, pse s’veprojnë por të gjithë presin trazirat? Dhe pse opinionistët nuk nxisin pikërisht parandalimin e trazirave? Domethënë, veprimin e prokurorëve dhe policisë?
Qoftë edhe nëse hamendësojmë se ambasada ruse ka sjellë “ekspertë” rusë për t’u mbrojtur nga kërcënimet e mundshme, që është në të drejtën e saj, ose të mbrohet ose të largohet kur kërcënohet ekzistenca e saj fizike, pse policia jonë nuk vepron? Për shembull, të mbikqyrë lëvizjet dhe bisedat e “ekspertëve” rusë në raport me Bashën dhe shtabin e tij operativ? Pse?
Qartësisht, bëhet fjalë ose vërtet për një pështjellim opinionistësh, ose për një “pështjellim” të organizuar me qëllim që të përparojë teza mbizotëruese: se Basha do të sabotojë zgjedhjet dhe Rama duhet të përgatitet, jo për të parandaluar trazirën, por të presë Bashën në zgjedhje bashkë kopukët e tij!
Shkurt, qoftë edhe nëse ka një grimcë të vërtete në fjalët e Bashës, Rama ka mundësi të parandalojë çdo trazirë dhe Bashën ta “kurthojë” kur të dojë në kthetrën e ligjit. Por qartësisht, nuk bëhet fjalë për trazira dhe sabotime. Por për përparimin e tezës se Basha është “radikalizuar” dhe mund të na bëjë gjëmën. Ndaj dhe t’i japim ç’kërkon ndërkohë që binden shqiptarët dhe të huajt se ata janë në armiqësi dhe nuk synojnë largimin e presionit ndërkombëtar nga klasa politike për reformën në drejtësi...
Nëse do të ketë ‘trazira’ ato do të jenë pjesë e planit Berisha-Meta-Rama: sepse, edhe një herë, Rama mund t’i parandalojë ato. Nëse nuk mundet – të mos shkojë në zgjedhje...
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 125 reads



