Pse kërkesa e “drejtësisë” serbe për dorëzimin e Morinës është kundër të drejtave njerëzore?
SHJ
29/07/2017 - 14:52
Në të vërtetë, qoftë gjykata e Kroacisë qoftë homologia e saj, e Serbisë, shkelin të drejtat themelore të njeriut. Nuk është nevoja t’ua kujtojmë. Ndaj dhe dorëzimi është politik (dhe qesharak) dhe s’ka asnjë lidhje me drejtësinë: sepse edhe nëse e shqyrtojmë veprimin e Morinës, i cili mbetet në sferën e hamendësimit, sepse hetimi serb në atë kohë nuk tregoi se ai ishte shkaktari, mund të nxjerrim përfundime se veprimi, megjithëse i dënueshëm për pasojat që mund të shkaktonte, siç shkaktoi, ai mbetet një veprim që mund të falet nga çdo gjykatë. Përjashto mundësinë e implikimit të çështjes në hulli të tjera. Si për shembull, se gjoja Morina ka qenë i paguar nga ndonjë qeveri apo organizatë shqiptare...
Një ditë pas bërjes publike të vendimit të Shkallës së Parë të Gjykatës së Dubrovnikut në Kroaci për ekstradimin e Ismail “Ballist” Morinës në Serbi, këtë të shtunë është zbardhur dhe kërkesa e palës serbe drejtuar Kroacisë.
Në një dokument të siguruar nga Opinion.al, mësohet se arsyeja përse drejtësia serbe kërkon ekstradimin e Ismail Morinës ka të bëjë me ngjarjen e Nëntorit të vitit 2015, ku ai ngriti dronin me mbishkrime nacionaliste në Stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjesh Serbi-Shqipëri.
Ky veprim solli reagimin e ashpër të publikut dhe lojtarëve serbë, provokoi përleshjen mes futbollistëve që çoi në braktisjen e ndeshjes.
Pas vendimit të marrë nga gjykata kroate ka patur reagime të shumta në vendin tonë, që nga Federata Shqiptare e Futbollit, tek Ministri i Drejtësisë, ai i Brendshëm e deri tek Kryeministri Edi Rama.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 50 reads




