...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse prokuroria është e padrejtë me studentët që gjuajtën Kryeministrin?

SHJ

27/02/2017 - 19:00

Për dy arsye kryesore: së pari, ne kemi qenë në prani të seancës së parë të gjykimit të studentëve në fjalë ku një avokat i përfshirë në këtë çështje na komunikoi se ‘akuza’ është nxitur nga Kryeministri. Atij ia kishin komunikuar vetë prokurorët. Sidoqoftë, edhe sikur mos të jetë kështu, është e qartë se prokuroria e Tiranës shkel ligjin në fuqi: se gjuajtja me vezë kundrejt kryeministrit, dhe rrjedhimisht, një funksionari publik, nuk mund të ndiqet penalisht, sepse nuk përbën as 'kundërshti' kundrejt funksionarit në fjalë, as 'pengesë'. Neni 235 dënon kundërshtimin që i bëhet një punonjësi me qëllim për ta penguar në kryerjen e detyrës. Në rastin konkret nuk ka as ‘pengim’ as ‘kundërshtim’. Do të kishte ‘pengim’ në rast se studentët shkonin në kryeministri dhe pengonin punën e tij. Së dyti, gjuajtja me vezë nuk mund të ndiqet penalisht sepse nuk është ‘dhunë’. 

Studentët që goditën më vezë kryeministrin Rama mund të përballen me punën e detyruar në komunitet. Prokuroria ka kërkuar për 8 studentët e Fakultetit të Shkencave të Sociale këtë masë dënimi për atë çfarë ndodhi nëntorin e vitit 2015. Veprimi i tyre erdhi në shenjë kundërshtie ndaj reformës në arsim. Studentët janë anëtarë të “Lëvizjes për Studentët” dhe tre të tjerët nga “Lëvizja Studentore në Prishtinë”.

Studentët

Anita Lushi

Bora Mema

Klosi Hoxha

Viki Cipi

Liri Kuci

Durim Jasharaj

Dardan Konjufca

Valton Marku   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA