...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse Rama mashtroi veten, popullin dhe fermerët e Korçës për pataten?

Pse mos të ndihmonte qeveria në krijimin e një ndërmarrje kombëtare përpunuese për pataten ku të prodhoheshin prodhime bio-organike prej patates dhe të ‘konkurroheshin prodhimet e huaja kancerogjene siç janë patatet ”chips” e të tjera si këto?

SHJ

15/02/2018 - 15:31

Për pataten e fermerëve të Korçës, Rama argumentoi se ka ‘mbiprodhim të patates...nuk ka treg dhe të gjithë shikojnë nga shteti...a thua se është qeveria që duhet të shkojë të blejë patatet’. Më tej Rama shkon dhe tregon shkaqet e tjerë: ‘së pari [patatja e Korçës] është më pak e preferueshme se patatja e verdhë e Kuksit dhe së dyti del kur del patatja e dytë e Divjakës. Duhet të ndërrojnë lojën. Duhet të heqin dorë nga patatja dhe duhet të kalojnë te pamtaria – te mollët’.

Kështu përtej faktit që shtrembëron shqipen, Rama adopton qasjen paleolitike të Marksit se kriza kapitaliste i atribuohet ‘mbiprodhimit’!

Në rastin konkret, fermerët prodhojnë më shumë se kërkesa në treg dhe kështu ata nuk mund ta shesin prodhimin!

Por kjo është një qasje problematike dhe nuk mund të zbatohet për çdo sektor dhe prodhim: sepse megjithëse fermerët mund të gabojnë në nxjerrjen e prodhimit —në rastin konkret të patates— ata mund ta shesin –pse jo, me ndihmën e qeverisë— për ta përpunuar, kur dihet se patatja është drithi i katërt më i rëndësishëm botëror dhe bart vlera kurative të jashtëzakonshme për shëndetin e njeriut dhe kafshëve.

Sërish, ‘mund të gabojnë’, sepse dihet se tregun e dominojnë oligopolet dhe dihet se janë oligopolet që përcaktojnë fatin e prodhimit të çdo fermeri. Për të njëjtën arsye, pretendimi se ‘ata mund të gabojnë’, kërkon hetim jo vetëm lidhur me pikat e shumicës por edhe lidhur me mbulimin e nevojave të tregut: sepse dihet se fermerët ‘korruptojnë’ administratorët e pikave të mbledhjes me qëllim që të shesin prodhimin e tyre. Dhe pasi të hetohësh dhe përfundimet ishin si ato që pretendon krye...se ka mbiprodhim, pse mos të ndihmonte qeveria në krijimin e një ndërmarrje kombëtare përpunuese për pataten ku të prodhoheshin prodhime bio-organike prej patates dhe të ‘konkurroheshin prodhimet e huaja kancerogjene siç janë patatet ”chips” e të tjera si këto?

Pa përmendur mungesën e kërkesës, e cila është braktisur nga politikat neoliberale — domethënë, është braktisur angazhimi për punësim të plotë të popujve nga qeveritë neoliberale me qëllim që të tregojnë se tregu është plotë...

Qartësisht, Rama s’e ka idenë as nga administrimi i shtetit (institucioneve të tij) as nga i ekonomisë dhe sektorëve të saj bazë.

Për më shumë, këtu: 

Shkaqet e shkatërrimit të ekonomisë sonë: bujqësisë, blegtorisë, arrorëve dhe shëndetit të njeriut*

               

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA