...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse “Sputnik” çorienton për zgjerimin e ndikimit të shqiptarëve në rajon?

SHJ

11/04/2017 - 09:13

Sputnik, një media ruse, çorienton lexuesit kur thotë se “SHBA po i përdor shqiptarët për të zgjeruar ndikimin në Ballkan”, ose nga padija ose qëllimshëm: sepse SHBA-ja dhe Europa e kanë thënë në mënyrë të përsëritur se ndryshime kufijsh në rajon (por dhe në botë) nuk do të ketë. Rrjedhimisht, as edhe bashkimi i shqiptarëve nuk mund të realizohet. Sigurisht, qendrimi i amerikanëve dhe europianëve është i papërputhshëm me të drejtën ndërkombëtare: se çdo popull ka të drejtë të vetë-vendosë se me cilët do të jetojë dhe si. Është tjetër çështje që shqiptarët, dhe veçanërisht reaksionarët e Tiranës, nuk dinë ta shfrytëzojnë të drejtën ndërkombëtare për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm. Bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm është i domosdoshëm për sa kohë që vendet fqinje sundohen nga elita nacional-shovinste dhe kanë pretendime territoriale, si nga Jugu, Greqia, ashtu dhe nga Veriu, Serbia. Bashkimi i shqiptarëve do t’i frenojë deri diku këto pretendime: sepse krijon një shtet më të fuqishëm se shteti aktual dhe krijon një balancë pushtetore. Por amerikanët dhe europianët as e duan as janë pengesë...për këtë dëshirë dhe të drejtë të popullit shqiptar. Dhe është pikërisht mungesa e ‘pengesës’ të paktën nga euro-amerikanët që ne mund të shfrytëzojmë për të vendosur në plan të parë bashkimin e shqiptarëve në nje shtet të vetëm. Por me qeveri reaksionare të tipit Berisha dhe Rama, dhe politikanë profesionistë reaksionarë të tipit Bushati dhe, popull të çorientur, ky objektiv nuk mund të realizohet. Dhe është e vërtetë se Shqipëriajonë.org ka për detyrë të përparojë këtë objektiv (shih: objektivi): por jo pa ndihmën e popullit tonë patriotë...        

Ja se ç’citon, shkurtimisht, Sputnik:

Faktori ‘shqiptar’ është kthyer në një instrument për fuqitë perëndimore, me qëllim që të zgjerojnë  ndikimin e tyre në Ballkan. Një gjë e tillë filloi me bombardimin e Jugosllavisë në vitin 199 9 dhe po vazhdon edhe në të tashmen me krizën e vazhdueshme politike në Maqedoni, ku pakica shqiptare është duke u përpjekur të instalojë një qeveri pro-perëndimore.

Maqedonia ka mbetur në krizë politike që nga dhjetori i 2016’ës, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Pavarësisht fitores elektorale të Partisë Demokratike për Unitet Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE), të udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevksi, qeveritë perëndimore po mbështesin haptazi partinë kryesore të opozitës, Bashkimin Social Demokratik të Maqedonisë (SDSM), Zoran Zaev, shkruan ‘Sputnik’.

Sipas medias në fjalë, niveli i lartë i përfaqësuesve të BE-së dhe NATO-s po kërkojnë që presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov të formoj një qeveri të re në krye me Zaev, i cili fitoi përkrahjen e shqiptarëve në këmbim për koncesione ndaj minoritetit etnik, që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare dhe të përfshihet në të gjitha institucionet.

Presidenti Ivanov i ka kategorizuar dispozitat e këtyre kërkesave si një kërcënim për integritetin territorial të Maqedonisë.

Duke folur për ‘Sputnik’ serb, politologu maqedonas Branko Djordjevski ka thënë se fuqitë perëndimore do të vazhdojnë të tentojnë për ta hequr Gruevskin nga pushteti sepse ata kanë nevojë për liderë që ju binden. Së dyti eksperti vuri në dukje se duke i bërë presion Maqedonisë fuqitë perëndimore janë duke u përpjekur të parandalojnë përhapjen e ndikimit rus në Ballkan.

Edhe politologu serb, Dragomir Andjelkoviç po pajtohet me këtë vlerësim.

“Kur Gruevski erdhi në përfundim se ndikimi rus në Maqedoni do të jetë shans i madh për zhvillimin e vendit atëherë filloi përplasja e militantëve shqiptarë dhe forcave të Ministrisë së Brendshme në Kumanovë”, ka thënë Andjelkoviç.

Politologu serb, Aleskandar Paviq beson se faktori shqiptar është duke i përdorur këto ‘bllokada’.

“Paqëndrueshmëria në Maqedoni parashikon vdekjen e dy projekteve ruse dhe kineze. NATO dëshiron të shohë formimin e një qeverie në Maqedoni e cila është anti-maqedonase sa më shpejt të jetë e mundur dhe pakica shqiptare të jetë garantues i mëshirm i vizionit Globalist të Uashingtonit i cila është duke u munduar të udhëheq kudo që të mundet”, ka thënë Paviç.

Edhe analistë rusë kanë ndarë mendimet e njëjta duke deklaruar se SHBA dhe Evropa është duke i përdorur shqiptarët si faktorë për të shtrirë ndikimin në Ballkan. Dita   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA