...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse u dorëhoq Xhafaj dhe si do të jetë rendi social me Lleshin?

Rendi shoqëror nënkupton se përbëhet nga kontigjente të ndryshme shoqërore duke përfshirë dhe krimin; ndërsa rendi ushtarak nënkupton se përbëhet nga ushtarë që kanë një objektiv të qartë në detyrë. Për nga rëndësia nuk mund të karahasohen: ministria e rendit nënkupton vendosjen e rendit në shoqëri ndërsa ushtaraku vendos rend në ushtri…

SHJ

28/10/2018 - 08:22

Nuk do të mundohem të tregoj shkaqet e vërtetë të dorëheqjes së tij sepse do të spekuloja; spekulojnë të tjerët fundja. Megjithëse në argumentin e tij Xhafaj lë të kuptohet se u dorëhoq për shkak të akuzave të opozitës. Nëse është kështu, mendoj se ka vepruar mirë, pavarësisht se është në dijeni se dorëheqja e tij do të përdoret si “triumf” nga opozita. Një shkak tjetër është papërputhshmëria e kritereve që u vendosën nga reforma në drejtësi për njerëzit e insticioneve të lartë: se funksionarët nuk duhet të kenë njerëz familjarë të dënuar për vepra penale. Ky shkak lidhet me shkakun e parë. Për të njëjtën arsye, ambasadorët dhe veçanërisht ambasada amerikane i ka kërkuar të dorëhiqet qetë. Mund të ketë dhe ndonjë arsye tjetër: raporti i tij me njerëzit në “shenjestër” nga reforma në drejtësi (Meta etj.), mund të jetë një shkak tjetër.

Argumenti që përdorin disa analistë se Xhafaj u dorëhoq për shkak se në radhët e socialistëve ka tensione dhe se gurpet kriminale ushtrojnë presione dhe përcaktojnë fatin e ministrisë përkatëse, nuk qendron: sepse në parti hierarkike ku kryetari vepron si të dojë (kujtoj mënyrën se si Rama zgjodhi qeverinë: jo duke shqyrtuar kandidatët e propozuar nga kryesia e partisë dhe votuar demokratikisht por nga vetë ai--kjo praktikë është tejet oligarkike për mos të thënë monarkike..) vetëm tensione nuk mund të krijohen dhe se ishte kjo shumicë që votoi ligjin kundër lojërave të fatit pavarësisht presioneve “nga poshtë”: krimi i organizuar.   

Lidhur me punën e tij nuk kam realizuar ndonjë analizë si ministër i brendshëm; ndaj dhe gjykimi im për tërësinë e punës së tij është i pjesshëm. Xhafaj punoi qetë (pa bujë) dhe për një kohë të shkurtër në ministrinë përkatëse me rezultate më të mirë se pararendësit. Qetësia e tij në punë buron nga temperamenti i tij: ai ka një temperament të qetë.

Çështja është se do të vazhdojë pasuesi i tij të ketë të njëjtët rezultate? Nëse gjykojmë nga e kaluara e tij―na thotë se ka qenë ushtarak dhe është kualifikuar edhe në perëndim…kur dihet se taktikat që ndjek një ushtarak dhe një ministër për të administruar ushtarët si ushtarak dhe burokratët si ministër janë të ndryshme dhe kur dihet se Xhafaj ndryshe nga pasuesi kishte zhvilluar aftësi juridike (jo aq sa ç`do të dëshiroja)―por dhe gjendja e sigurisë në perëndim―që nuk është fare e mirë―mund të themi se ministria përkatëse nuk do të administrohet në nivelin “xhafaj”: do të ketë, shkurt, një farë amullie.

Sërish, një ushtarak përdor kryesisht urdhëra me ushtarët; ndërsa një ministër përdor dhe urdhërat dhe virtytin e drejtësisë: sepse ushtaraku nuk synon rendin shoqëror por rendin e ushtarëve. Rendi shoqëror nënkupton se përbëhet nga kontigjente të ndryshme shoqërore duke përfshirë dhe krimin; ndërsa rendi ushtarak nënkupton se përbëhet nga ushtarë që kanë një objektiv të qartë në detyrë. Për nga rëndësia nuk mund të karahasohen: ministria e rendit nënkupton vendosjen e rendit në shoqëri ndërsa ushtaraku vendos rend në ushtri…ku pikërisht për shkak të natyrës së saj, ushtria është më e thjeshtë për t`u vendsur në rend ndërsa shoqëria më e vështirë dhe kërkohet dije paraprake për t`u administruar me efiçencë dhe drejtësi.

Në dijen time as Xhafaj s`kishte dije paraprake; por kishte kaluar nga një post në tjetrin dhe kishte fituar një farë dije empirike por jo teorike. Shkurt, për administrimin e ministrisë përkatëse nevojiten virtytet etike dhe intelektuale. Një virtyt etikë, është trimëria; një intelektual është virtyti i drejtësisë. Saimiri, për shembull, ishte më shumë trim se sa intelektual. Xhafaj ka krijuar një lloj balance. Lleshi, ndërkohë, nuk duket as trim as intelektual…

Xhafaj, në fund, largohet i sigurtë ose thuajse i sigurtë se nuk do të hetohet, sepse kujtoj se në reformën në drejtësi për institucionet e rinj të saj, vendosi si kriter përvojën 15 vjeçare, me rezultat të krijojë institucione të rinj me njerëz të vjetër që…në emër të nderit që u ka bërë (riemëruar në detyra të reja) nuk do ta hetojnë… 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA