Qeveria do të zhdëmtojë banorët e Zharrëzës 100% por...
Dita
01/03/2017 - 15:09
Në entuaziazëm të plotë, pa pyetur për lodhjen e ngujimin edhe në mes të shiut, protestuesit e Zharrëzës kanë lënë sot sot grevën e urisë nisur 19 ditë më parë dhe prej të premtes, në Tiranë, pas lajmit të mirë që u erdhi nga Qeveria.
Vendimi i tyre erdhi pasi qeveria miratoi sot dëmshpërblimin 100% të banorëve për dëmtimet.
“Qeveria duhet të jetë krenare, këta protestues i dhanë një mësim të mirë qeverisë. Pa sakrifica e pa beteja te vendosura e të guximshme nuk ka fitore”- tha një nga protestuesit.
Vendimin e qeverisë e bëri pak më parë numri dy i qeverisë, Niko Peleshi, teksa deklaroi vendimin e marrë sot në mbledhjen e kabinetit qeveritar.
“Afati është 30-ditor dhe kërkojmë bashkëpunimin e banorëve. Banorët e dëmtuar të Zharrëzës do të dëmshpërblehen 100%. Në këtë mënyrë, adresohet problematika në Zharrëz”, deklaroi Peleshi.
Po sot, Ministria e Mjedisit ka ngritur një komision shtetëror për vlerësimin e dëmeve në zonën e Zharrëzës në Fier. Ministri Koka, njoftoi ngritjen e komisionit per vleresimin, evidentimin e demeve ne ambjent dhe percaktimin e shkaktareve si edhe zhdemtimin e plote te banoreve per pasojat e sjella nga ndotja!!!


Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 48 reads



