Qeveria “Rama” ndryshoi ligjin e tokës dhe krijoi korporatën e investimeve për të përparuar shitjen e Shqipërisë
Qeveria “Rama” ndryshoi ligjin të tokës shtetërore i cili detyronte pajtimin e kuvendeve bashkiake “me shumicë të cilësuar” të të gjitha forcave politike në këshillat bashkiake për të kaluar një pronë të bashkisë në pronësi private ose në përdorim (pika “d”)
SHJ
17/09/2019 - 14:40
Partia “socialiste” në Shqipëri, bashkë me partinë “demokratike”, propagandon zhvillimin e bujqësisë me bazë “standartet” e BE-së, —domethënë, konçesionimin e tokave bujqësore, subvencionimin e ndërmarrjeve bujqësore dhe ‘formalizimin’ e sektorit në kushtet politike, ekonomike dhe sociale që janë krijuar— duke u ndjekur nga të ngjashëm - madje dhe nga “Vetëvendosja” në Kosovë: kjo e fundit në prag të zgjedhjeve propagandoi zhvillimin e bujqësisë në Kosovë me qëllim që të zëvendësojë importet...sipas “standarteve evropiane”![9] Në këtë kontekst, qeveria “Rama” ndryshoi ligjin të tokës shtetërore (nenin 54 dhe 55, ligji 139/2015) i cili detyronte pajtimin e kuvendeve bashkiake “me shumicë të cilësuar” të të gjitha forcave politike në këshillat bashkiake për të kaluar një pronë të bashkisë në pronësi private ose në përdorim (pika “d”). Me ligjin e ri hiqet pengesa e shumicës së cilësuar: sipas ligjit të ri pronat publike nën administrimin e bashkive tashmë mund të tjetërsohen “me shumicë të thjeshtë”! Ky ndryshim ndodhi pak pasi e njëjta qeveri hartoi “korporatën e investimeve”— një institucion financiar që administron pronat shtetërore, veçanërisht tokat...
Për më shumë, këtu:
Si shfarroset jeta e planetit dhe ekonomitë rajonale me politikat subvencioniste dhe konçesionare?
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 23 reads



